SHARE

Dizajnerja kosovare, Flora Suldashi, një emër i njohur në moden gjermane , ka shumëçka për të treguar për jetën dhe karrierën e saj në botën e modës dhe artit.

Ajo në një intervistë për portalin Infokusi ka treguar për sukseset e saj, por në Kosovë thotë së ënde nuk ka shpalos kreacionet e saja që paraqesin art të veçantë, por nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të shpalos artin e saj edhe këtu.

Suldashi ka realizuar shumë sfilata, por më të veçanten thotë se e ka sfilatën e mbyllur në Alpet e Austrisë në Grafen Berg (Bregu i Grafeve), me mysafirë të përzgjedhur nga nivelet e larta nga Austria dhe Evropa. Në prezantimin e kreacioneve unikate per  Top 15 vajzat më të bukura  në  eventin “Miss Intercontinental” në   Gjermani  ku u përkrah edhe nga kompania “Mabetex Group“ respektivisht “Sëiss Diamond Hotel” spektakël ky me përmasa ndërkombëtare, që u përcoll nga shumë mediume kudo në botë. Pastaj kreacionet unikate për të gjitha pjesëmarrëset në “Miss Diaspora“, si dhe  së fundi “Miss Gjermania 2015” dhe “Miss Gjermania 2016” , dhe në JAVEN E MODES në Berlin ku  ka realizuar dy sfiliata njërën  në arenen e Mercedes Benz  ku duhet theksuar se këtu s’mund të depërtoj çdokush, dhe njërën në hotelin prestigjiozë ADLON në klubin FELIX .


– Kjo eshte pyetja e veshtire,sepse eshte shume veshtire te flasesh per vehten…
Kam qene gjithmone shume romantike ne shpirt,dhe kam pas shume te zhvilluar fantazine,por ne anen tjeter kam qene shume pragmatike,kam ecur me hapa te sigurta ne jete gjithmone duke u mbeshtetur ne realitet ndersa romantizmin,fantazine,imagjinaten i kam rujte si perla ne shpirt,si nje thesar shume i cmuar …..Jam munduar gjithmone te mbaj kritere dhe principe,si ne jete dhe ne pune….thelbesore per mua gjithnje ka qene permbajtja ,mbrendesia, ndersa dytesore pamja e jashtme,po e lidh kete me nje thenie te Coco Chanel “pamja eshte ajo qe te biesh ne sy,ndersa karakteri qe te mbahesh ne mendje.”
Prandaj si thelbesore per mua ka qene puna,dhe gjithe jeten jam mbeshtetur ne kete Ideal dhe kjo i ka dhene permbajtje Unit tim – brendesise sime (qe te mbahem ne mendje).
Jam prishtinase,ndersa qysh para luftes jetoj dhe punoj ne Gjermani ku edhe ndjehem mire…

-Me cfare po merreni aktualisht ?
– Jam ne perfundim te pergatitjes per prezantimin e Koleksionit te ri kostumeve per larje dhe fustaneve te plazhit,kete Koleksion e kam quajtur “Zeitgeist” qe domethene”ne shpirtin e kohes” ,i cili do te prezentohet nga kandidatet e Miss Germany ne eventin prestigjioz “Miss Germany 2016” qe mbahet ne Europapark ne Gjermani,ku jane te ftuar afer 900 mysafire te perzgjedhur nga kultura,politika,sporti etj., eshte nje program i bujshem qe percillet prej afer 200 mediumeve gjermane.

-Sa e veshtire eshte te punosh me te huaj ?
– Personalisht nuk shoh veshtiresi gjate punes me te huaj.
Si kliente private jane shume te miresjellshem,te pershtatshem dhe korrekt dhe ajo qe eshte me rendesi dine saktesishte çfare kerkojne.Ndersa ne bashkepunimet ne ndermarresi dhe ne lidhjen e marreveshjeve jane me rigoroz dhe iu permbahen kritereve.

-Keni kohe qe jeni pjese e “Miss Germany” dhe eventeve te tilla me permasa te kesaj natyre?
– Gezova privilegjin qe te bashkepunoj me korporaten “Miss Germany” e cila eshte nje korporate serioze dhe me pervoje 60 vjeqare,keshtu qe mban primatin ne Gjermani,kemi qene te kenaqur te dy palet andaj po vazhdon bashkpunimi ,gje qe per mua ka rendesi te veqante sepse keto evente gezojne nje numer te madh te publikut dhe kane jehone te madhe.

-Kur ka vazhduar pasioni jot per mode dhe si hyte ne kete bote te bukur ?
– Eshte me te vertete nje bote e bukur,qe te merr me vehte,eshte nje vrap i bukur dhe pa fund,te intrigon dhe te zhyte ne nje kosmos te veqante,aty ku gjen prehje shpirti i artistit…..
Kete pasion i cili eshte per mua nje vrap pa fund…. e kam pas gjithmone ne shpirt dhe si duket do te me percjell gjithe jeten.
Pas studimeve universitare ne Prishtine filloi kriza politike dhe ekonomike,si alternative zgjodha kete drejtim te cilin paraprakishte e kisha hobi,pastaj e zhvillova ne menyre profesionale ne Gjermani,duke u shkolluar ne Akademi dhe duke punuar me tutje ne kete fushe…..

-E shikoni Shqiperine si destinacion ne punen tuaj ne te ardhmen ?
– Shqiperia ne vitet e demokracise ka marr hov te madh ne industrine e lehte-fasonerine,gje qe ky fakt eshte per tu mbeshtetur dhe fuqizuar edhe nga shteti-qeveria sepse mundet te ndihmohet shume ne permiresimin e gjendjes ekonomike dhe ne uljen e papunesise kryesishte te gjinise femerore si klasa me e prekur e shoqerise. Sipas informacioneve qe posedoj atje jane duke i realizuar prodhimet firmat me renome boterore,uroj qe ky varg te zgjatet…
Gjate veres isha nje kohe te gjate ne Shqiperi,kam vizituar disa fasoneri dhe ndjehem e lumtur qe me kane ofruar mbeshtjeje ,shpresoj se sapo te krijohen mundesite te fillojme bashkepunimin ne hapa konkret.

– Si e kalon kohen e lire nje stiliste me kaq angazhime si ju ?
– Kohe te lire kam shume pak ,por ate kohe qe e kam e shfrytezoj qe te ajros trurin duke u marr me shkrime,poezi,lexoj dhe percjelli ndonje film,drame etj dhe kryesisht duke u marr me familjen…

– Si e shikoni Shqiperine/Kosoven ne aspektin e modes dhe sa vishen shqipetaret?
– Te ne eshte nje entuziazem i madh ne kete drejtim,ka nje shperthim dhe stile te larmishme, perpjekje qe te preken trendet ,si ne fushen e muzikes… Eshte faze tranzicioni ku po thuren themelet e reja,hapja e shkollave te reja,depertimi i artisteve te rinje ,themelimi i fabrikave,agjenturave te Modes etj ….eshte nje levizje qe jep shpresa per te ardhmen.
Ne pergjithesi shqiptaret si popull jane kreativ,e kjo verehet edhe ne Artin e veshjes,te cilit mendoj se ata i kushtojne shume rendesi posacerisht gjinia e bukur.

– Pse kani zgjedhur te punoni veshje femrash dhe jo meshkujsh?
– Moda eshte vlere intelektuale ,gershetohet nga mendimet komplexe kreative ,nga idete qe vine nga lart(dhunti natyrore) qe me pune intelektuale derdhen ne projektet zbatuese (skicat,konstrukcionet e prerjes),pastaj hulumtimet ne perzgjedhjen e materialeve punuese, prodhimi i produkteve finale etj.
Dhe qe te zbatohet gjithe ky aktivitet ne menyre me te persosur duhet njohur psikologjine dhe fizikun e grupit qe i dedikohet,keshtu une vet i takoj kesaj gjinie dhe per kete perzgjodha apriori gjinine e bukur,pastaj spektri i garderobes te femrat eshte shume me i gjere dhe ka hapsire per imagjinaten dhe fantazine ….por ne te ardhmen do te krijojme dicka edhe per gjinin mashkullore.

– Cilat jane planet tuaja ne te ardhmen?
– Planet,cdo dite gershetohen IDE te reja,rrethana te reja ,disa dyer mbyllen e disa tjera hapen,me rendesi eshte te notojme mbi siperfaqe qe te marrim fryme….dhe te ecim me kohen. Pastaj realizohen aspiratat dhe projektet e deshiruara….besoj ne Perspektive .
Ne kete pike kisha me cek se i permbahem maksimes “befasojeni ardhmerine,mos lejoni qe ardhmeria te ju befasoj”

Nga Endrit Hoxhaj