SHARE

Për shkak të ajrit të ndotur, çdo ditë e më shumë shtohet numri i kinezëve që mbajnë maska në fytyrë. Mirëpo, dizajneri Wang Zhijun e ka çuar çështjen në një nivel më lartë. Ai i ka prerë atletet duke i shndërruar në maska.

Madje, i ka prerë edhe disa atlete të shtrenjta të markës Nike, të cilat i ka bërë maska. Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje janë atletet tejet të shtrenjta Adidas, “Yeezy”, të dizajnuara nga Kanye West (me çmim bazë prej 350 dollarësh).

Dizajneri e ka nisur këtë punë para dy vitesh, pasi e kishte të vështirë ta gjente një maskë që i përshtatej fytyrës së tij.

Wang thotë se deri më tash i ka krijuar mbi 20 dizajne të ndryshme të maskave, ndërsa ka vrapuar edhe në një gjysmë maratonë duke e mbajtur një prej tyre.

Mirëpo, deri më tani nuk ka arritur të përfitojë para nga dizjanet e tyre. Ai thotë se do të donte t’i shiste ato.

Sidoqoftë, qëllimi i tij bazë është ngritja e vetëdijes për ndotjen e ajrit në Kinë, gjë që duhet të ndodhë edhe këtu te ne.    /Ina/