SHARE

Këngëtarja Ledina Çelo është paraqitur sonte (e mërkurë) në natën e parë të edicionit të 55-të të Festivalit të RTSH-së si prezantuese, pas shumë vitesh mungesë në skenë.

Prezenca e saj u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, por nuk mund të themi të njejtën gjë edhe për veshjen.

Fustani i zi transparent, që këngëtarja veshi në pjesën e dytë të festivalit zbulonte më shumë se ç’duhej, dhe kjo bëri që publiku të zhgënjehet paksa me këngëtaren, prej së cilës për kaq vite mungesë, prisnin një paraqitje më dinjitoze.

ledina-1

Ndonëse festivali është zhvilluar në orët e vona, ai është transmetuar në të gjitha kanalet shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ndaj dhe ekstravaganca e tepërt në këto ekrane, nuk është shumë e përshtatshme për llojllojshmërinë e audiencës.

Megjithatë, Ledina ishte perfekte në të gjitha komponentët e tjerë sa i përket prezantimit dhe qëndrimit në skenë.

Kujtojmë që ajo është shpallur fituese e këtij festivali vite më parë, ku më pas përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2005, me këngën “Nesër Shkoj”.          /Ina/