SHARE

Quhet Berat Behramaj. Ka lindur dhe jeton në qytetin e Skënderajt. Ishte motra, ajo e cila e shtyu të merrte pjesë në Edicionin e dytë “Unë jam Top Model”, që organizohej nga RTV 21. Në atë garë nga 600 konkurrentë del Finalist dhe te kurorëzohet me cmimin Best New Face. Hap tjetër i jetës së tij, ishte pjesëmarrja në Miss dhe Misster Albania, ku fiton Misster FOTOZHENIA dhe “bekohet” nga fotografi botëror Fadil Berisha. Ai beson tek ambiciet, sepse nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë dhe mendon qe edhe në vende të tjera të jetë në mesin e Djemve të Suksessshëm, si Model. Në Kosovë, në qytetin e lindjes, Skënderaj, ka dyqanin personal B&B Style… Një dyqan, i cili është më uniku në llojin e tij…Kritika e cilëson Beratin si statujë të derdhur nga dashuria!15824232_1436083439756752_1462834348_o

Berat, sporti është trampolinë për shumë modele dhe modelë në botë? Ju vjen keq që në rastin tuaj shkëlqimin më të madh e keni si model dhe jo si volejbollist?

Është e vërtetë që është trampolinë sporti për shumë modelë në botë. Unë vetë kam zgjedhur që emri im të përfolet më shumë si Model e jo si Volejbollist, por kjo nuk do të thotë që nuk kam shkëlqyer si një Sportist, sepse edhe si Volejbollist kam shumë trofe dhe medalje. Si volejbollist nuk kam dashur t’i bëj marketing vetes…

Best New Face, ju jeni me ujë dhe sapun apo ka në imazhin tuaj ndërhyrje kirurgjikale?

LOL … Vec me ujë dhe sapun. Natyra ka dasht me më kriju të tillë.

Misster Albania a ju ka hapur dyer të tjera suksesi, sepse fituat Mister Fotozhenia?

Po, sigurisht. Sepse të jesh fotozhenik ke shumë mundësi për të punuar dhe të jesh shumë përpara si model. Misster Albania ma dha drejtimin e duhur për karrieren time.6o4a2917

Zakonisht ata që fitojnë mister fotozhenia e kanë të hapur rrugën në artin e kinemasë. Ju personalisht keni pasur oferta për të luajtur në ndonjë film artistik?

Para -4 muajsh kisha një ofertë për një film artistic. Po roli i cili m’u ofrua s’ishte përputh me karakterin tim edhe e rrefuzova.

Pse pranuat të merrni pjesë vetëm në videoklipin e Dafina Zeqirit?

Ju joshi talenti i saj si këngëtare, pagesa e saj, apo të qenurit sexy? -Dafina Zeqiri sigurisht që është një artiste shumë e talentume, sexy etj. Idea e realizimit të spotit ma mbushi mendjen të jem pjesë e atij videoklipi, por edhe shuma e parave…

A ka videoklipi “Hajde ma kneja” skena erotike të censuruara?

Të bësh krahasimin me ato videoklipe që ne shofim cdo ditë në shoëbizin ndërkombëtar, videoklipi “Hajde ma Knej” del të jetë shumë Ok!

Keni provuar të pozoni nudo?

Nëse do ju afrohej një shumë e konsiderueshme parash, do pranonit ta ekspozonit trupin tuaj pa tabu? -E kam menduar si ide të pozoj Nudo. Po nese do të m’u ofronte ndonjë ofertë me një shumë të konsiderushme, pse jo…

Është fat të punosh me Fadil Berishën, pasi suksesi ndërkombëtar është i padiskutuar. Si lindi bashkëpunimi juaj?

Sigurisht që është fat, knaqësi dhe privilegj të punosh me Z. Fadil Berisha. Ne kemi punuar së bashku shumë herë dhe do të punojmë edhe shumë kohë bashkë… Bashkëpunimin ynë fillimisht lindi në Miss&Mister-Albania. Aty ku dhe më kurorëzoi me cmimin Mister Fotozhenia. A keni plane të tjera me z. Berisha? -Po kemi pasur shumë plane dhe kemi ende. Do i shifni Coming Soon.6o4a2957-1

E ke besdi kur ju shohin me vëmendje në rrugë, si djalë të bukur?

Jo. Aspak s’e kam besdi.

Kush ju ka thënë për herë të parë se jeni i bukur?

Një mikeshë e imja që kemi shoqëri afër 10-vite së bashku.

Ju kap ndonjëherë sindroma: “pasqyrë o pasqyrë, kush është më i bukur se unë”. I keni thënë vetes nuk ka më të bukur se unë para pasqyrës?

Hahaha. Vërtet e kam thënë, por me shaka.

Një model është i dashuruar apo dashurohet. Më saktë në zemrën e një modeli ka një apo më shumë dashuri…?

Në zemrën e një modeli ka vetëm një dashuri!

Një model biznesin e hap për famë apo para?

Është shumë qesharake të hapësh një biznes për famë. Të shpenzosh para, në një biznes për famë… Unë gjithmonë model nuk do të jem. Kam vendosur të merrem me biznes dhe ta kem një të ardhme të mirë. Ma konkretisht, ta shfytëzoj kohen time tani si model për të ardhmen time.

Konkretisht çfarë lloj biznesi keni në Kosovë?

Në Kosovë, në qytetin tim Skënderaj, e kam dyqanin tim për garderobë B&B Style… Një dyqan, i cili është dyqani më unik.

E menaxhoni vetëm?

Për shkak të angazhimeve të mia nuk mundem edhe shumë kohë të merrem me menaxhimin e dyqanit. Vellau është ai i cili merret me menaxhimin e tij.

A keni plane të tjera në fushën e biznesit?

Po. Shumë shpejt e kam plan të futem në një fushë tjetër të biznesit…

Në shumë raste ju u keni thonë jo ofertave për të qenë model jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Mos ju bën kjo përgjigje paksa të llastuar në sytë e opinionit publik, pasi afeksioni familjar është më i fortë në këtë pjesë vendimarrëse…?

Afrimiteti im me mamin dhe motrën time dhe disa arsye personale kanë ndikuar që t’’ju them jo ofertave… Ata që më njofin e dinë se jam pak i llastuar, sepse kam lindur dhe më kanë mësuar të jem i tillë.

“Jam i pregaditur Emocionalisht, Shpirtnisht, Psiqikisht dhe Fizikisht” siç edhe e thoni juve, nënkupton sukses të padiskutuar tuajin si model, në Amerikë…?

Unë mendoj që tani jam gati të vazhdoj rrugën time dhe ta synoj tregun jashtë kufijëve. Unë e ndjej që tani jam i përgatitur emocionalisht, shpirtënisht, psiqikisht dhe fizikisht për të patur Suksese!

Intervistoi: Endrit Hoxhaj