SHARE

Në kohë të fundit duket që është bërë trend që damat e famshme të zbulojnë se cilin numër të veshjeve e bartin.

Disa nga to thonë që për shkak të kritikave të bëra në llogari të dukjes së tyre të hajthme, ndërsa të tjerat për të ndërprerë komentet për ndonjë kilogram më shumë.

Beyonce
Këngëtarja Beyonce është njëra ndër damat e para e cila me krenari ka zbuluar madhësinë e numrit të rrobave të cilin e bart, ndërkaq shumica janë befasuar kur kanë dëgjuar që kjo divë bart numrin 38.

Kim Kardashian
Ylli i skenës Kim Kardashian e njohur për vithet e saj goxha të bujshme, prandaj edhe pritej që të bartë numër diç më të madh. Megjithatë, numri i veshjeve të saj sillet në 39 dhe 40.

Jennifer Lopez
Diva latine Jennifer Lopez gjoja bart numrin 36. Ajo, mu edhe sikur Kim, është e njohur për vithe të mëdha për shkak të të cilave nganjëherë vesh edhe rrobë të madhësisë 38.

Sofia Vergara
Aktorja shumë e bukur Sofia Vergara, krenare me dekoltenë e bujshme, e cila bashkë me pjesën tjetër të trupit, hyn në rrobat e dizajnerëve të madhësisë 38.

Jennifer Aniston
Edhe pse në pamje të parë duket që ka trup të imët, aktorja e bukur Jennifer Aniston blen rroba nr. 36, ndonjëherë edhe 38.

o-KIM-KARDASHIAN-900 jennifer-lopez-leaves-tom-ford-store-in-los-angeles-january-2017-1 Sofia-Vergara-Shopping-Los-Angeles-June-2016 Jennifer-Aniston-Wearing-Black-Boots