SHARE

Modelingu nuk ka qenë synimi i saj në jetë. Gjithçka ndodhi spontanisht. Shooting-u i saj i parë ishte me Endrit Mërtirin dhe pas këtij bashkëpunimi, do të vinin dhe shumë të tjerë. Fillimisht ajo u shfaq në faqet e revistës “Elegancë”, e pas kësaj u shfaq nuse, te “Ti sposi”.
“Modelingu duket një rrugë premtuese për t’u bërë e suksesshme në epokën e femrave”, -thotë aktualisht modelja Xheni Bushi.IMG_2474

Xheni a mund të thuhet se modele mund të bëhesh spontanisht?
Këtë nuk e di, por besoj që ishte thjesht çështje fati!

Qëndrojmë pak në këtë pikë. Pse në rastin tuaj duket sikur ju ka ndjekur fati për t’u bërë modele?
Nuk mund të flas në përgjithësi, por në rastin tim kështu ndodhi…

Bukurinë tuaj e nxori në pah fotografi i talentuar Endrit Mërtiri…?
Ai ishte i pari fotograf që më kontaktoi dhe më përfshiu në fushën e modelingut.

Pasaporta e juaj e shooting-ut sa fotografë të tjerë numëron deri tani?
Jam në fillimet e mia dhe nuk është bërë akoma një listë e mirëfilltë emra fotografësh.

Fotot me të mira i cilësoni vetë të tilla, apo jua lë në dorë fotografëve?
Kur punon me profesionistë nuk mund të ketë foto që nuk të pëlqejnë…

Ka mes tyre shkrepje nudosh artistike?
Deri me tani jo.

Çfarë emocioni të jep pozimi me fustan nusërie kur në jetë s’e keni provuar statusin e martesës?
Fustani i nusërisë është gjithmonë një emocion më vete për çdo femër, e sidomos për një vajzë të moshës sime që e sheh pak larg ëndrrën e martesës…

Cover-i për ju personalisht është kënaqësi apo besdisje? Këtu kam parasysh faktin kur i mazhi i një modeleje do bjerë në duart e gjithkujt?
Nuk do ishte kurrësesi një bezdisje, për një modele të jesh cover i një reviste është sukses, për më tepër që unë jam në fillimet e mia…

Keni pasur ftesa për të qenë imazh videoklipe këngëtarësh apo kasti filmik?
Jo, akoma jo.

Çfarë projekti keni me modelin Marsel Seitaj?
Marsel Seitaj është vetë model dhe po mundohet të rrisë prodhimin e modeleve jashtë trojeve tona. Une jam një ndër vajzat tek e cila Marseli shikon potencial për tregun e modelingut, nëpër vende të ndryshme të botës.

A mund të bashkëjetojnë nën një çati një modele dhe një model?
Për këtë nuk mund të flas sepse akoma nuk e kam provuar…

Modelet janë pjesë e epokës së femrave, ju çfarë do të sillni ndryshe në epokën që mban firmën Xheni Bushi?
Në epokën që mban firmën Xheni Bushi do të mbizotërojë origjinaliteti dhe sensualiteti i saj.

Le ta mbylim këtë intervistë me pak humor. Me siguri jeni kushërinj me ish presidentin amerikan Bush?
Hahaha do të doja shumë, por për fat të keq nuk jemi kushërinj!
Intervistoi: Endrit Hoxhaj