SHARE

Edhe meshkujt kanë aksesorët e tyre, por revistat nuk u vijnë në ndihmë me udhëzime si t’i mbajnë siç duhet. Ja një udhëzues me katër hapat thelbësore që duhet të marrin.

Të jesh i thjeshtë

Kur nuk je i sigurt, rri i thjeshtë. Fillo me një orë argjendi – rrip lëkure në qoftë se e vendosni rregullisht orën ose konsiderojeni një orë sportive prej çeliku me aksesorë dhe mansheta. Nëse ju jeni rehat ateherë mund të vendosni dhe bizhu të tjera si, varëse apo unazë.

Kombinimi i Metaleve

Pjesa më e madhe e bizhuve të meshkujve janë metalike. Floriri dhe argjendi janë më të zakonshmit. Veshjet tuaja duhet të transmentojnë dhe një ton metalik.

-Floriri është një ngjyrë e ngrohtë dhe e lexueshme, si ngjyra e verdhë. Ajo shkon shumë me ngjyrën kafe dhe tonet e tjera të tokës, si dhe me ngjyrën blu dhe jeshile. Në qoftë se ju blini bizhuteri prej floriri, floriri shkon me një orë që ka tone të ndryshme.

-Argjendi dhe metalet ngjyrë të argjendtë janë neutrale. Ata duken si gri nuk bien në sy sa bie floriri, kombinohet me ngjyrën e zezë, veshje me ngjyrë gri ose me ngjyra të lehta verore.

-Bakri dhe Bronzi janë metale ngjyrë portokalli. Ata janë më të fortë se floriri ose argjendi. Bizhuteritë prej bakri apo bronzi shkojnë me veshjet e përditshme, me një unazë bakri ose mund të kombinohen me perçinat e këmishës ose të pantallonave.

-Gurët e çmuar duhet të mbahen në minimum. Ata janë më shumë femërorë. Zakonisht është guri që vendoset tek unaza ose në ndonjë bizhu tjetër. Përsonat që mbajnë këto gurë duken që janë të pasur, apo persona që ju pëlqejnë që të duken sa më mirë.

-Lëkura. Nësë ju e vishni atëe duhet të jeni të sigurt që është lëkurë origjinale. Zakonisht lëkura përdorët më shumë nga personat që kanë motora ose atyre që kanë një stil unik dhe modern.

-Druri dhe Kocka, janë të përhapur te meshkujt, duke iu referuar traditave të ndryshme etnike. Zakonisht nuk kombinohen me bizhu të tjera si flori apo argjendi. Kombinohen me veshje që kanë pak a shumë të njëjtën ngjyrë.

Përveç festave, me veshjet e përditshme duhet që bizhutë të kombinohen në mënyrë të atillë që të dalë në pah vlera e bizhusë.

Kuptoni simbolikën e bizhuve

Bizhuteritë kanë një kuptim. Kjo interpretohet ndryshe nga çdo përdorues i bizhuve.

Njerëzit mund të interpretojnë bizhuteritë në kuptime të ndryshme, ku disa prej tyre unazat i kuptojnë në forma të ndryshme si unaza dekorative simbolizon sukses dhe pasuri kurse për disa të tjerë kuptohet si krim i organizuar. Ka bizhu që kanë lidhje me kulturën e vendit tuaj, me jetën tuaj etj..

Shmang mbingarkesën

Kjo do të thotë se një person duhet të bëj kujdes në përdorimin e bizhuve. Shmagni stilin e të dukurit.