SHARE

Aktorja e njohur Emma Watson ka zbuluar se ka refuzuar një rol, me të cilin potencialisht do të fitonte çmimin Oscar, në filmin “La La Land” për të luajtur në “Beauty And The Beast”.

26-vjeçarja ka thënë se i kishin ofruar rolin i cili aktores Emma Stone i ka siguruar çmimin e saj të parë “Oscar”, transmeton Koha.net. Watson tha se ky rol për të do të ishte një angazhim i madh pasi që ajo ndërkohë ishte duke xhiruar filmin “Beauty And The Beast”.

“La La Land” ka fituar pesë çmime Academy Awards. IMG_2823

“Një film si ‘Beauty And The Beast’ ka nevojë tre muaj përgatitje dhe tre ose katër muaj xhirim”, ka thënë aktorja për ITV’s Lorraine. “Duhej të isha pjesë e këtij filmi, sikur kam thënë, nuk mund ta humbasë një projekt të tillë”.