SHARE

Marrëdhënia e saj me një femër dhe me një mashkull e vuri në qendër të vëmendjes ish-missin shqiptar Egla Harxhi, jo vetëm se ata jetojnë të tre, por edhe pse së bashku kanë vendosur të rrisin një fëmijë.

E ftuar në “Thumb”, Egla foli për familjen e saj të veçantë, ndryshe nga të tjerët, ndërsa i habit të gjithë kur thotë se të mbash një marrëdhënie treshe është e thjeshtë.

“Unë mendoj se është e thjesht të mbahet një marrëdhënie treshe sepse vetë fakti kur mendon një marrëdhënie tradicionale me dy persona nuk është e thjeshtë ta mbash. Në rastin tim treshe është e thjeshtë sepse nuk mërzitesh asnjëherë. Ka shumë gjëra për të qeshur, ka shumë gjëra për të bërë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë harmoni. Nëse ka debat krijohet një lloj balance për të neutralizuar debatin dhe gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë shumë e mirë në marrëdhënie”, u shpreh Egla