SHARE

Djaloshi i famshëm Migers Bineri, është fotomodeli shqiptar i cili po arrin suksese në karrierën e tij. Ai ka qenë imazhi i revistave prestigjioze të modës Brenda dhe jashtë vendit tonë por edhe imazh në reklama të ndryshme televizive. Në këtë intervistë Migersi bën një udhëtim në stacionët më të rëndësishme që i dhanë famë jetës së tij. Madje zbulon edhe nëse do e shohim model nudo një ditë…, si dhe publikon dietën e suksesit të tij!
Përshëndetje Migers! E fillojmë intervistën me domethënien e emrit. Thonë që emri është tregues në jetë! Pse ky emër?
Përshëndetje dhe faleminderit për intervistën. Emrin ma kanë vënë prindërit dhe është bashkimi i emrave të tyre.

Je bërë i njohur që 16-vjec, duke publikuar fotot e tua në të vetmën revsitë të kohës për adoleshentët shqiptarë “Trendi”! Si u ndjeve? Më trego pak më shumë për këtë eksperiencë?
Mora pjesë në një konkurs në internet. Që në adoleshensë kisha qef të dukesha mirë në veshje si dhe në modelin e flokëve. Me thënë të drejtën shpesh herë tërqihja vëmendje nga djemtë e tjerë, ndaj më përzgjodhën mua si fitues. Këtu filloi dhe tërheqja me aparatin fotografik…

Çfarë të tha fotografi Endrit Mërtiri kur pozove për të?
Endrit Mërtiri ishte miku im dhe punonte për revistën “As”, katalog veshjesh për firma të ndryshme. Ishte bashkëpunimi i parë në këtë revistë, pastaj në revisten “Elegancë” dhe vitin e kaluar ishte linja “Sicili my love” e Dolce Gabbanes nga Endriti që tërhoqi vëmendjen edhe të stilistit njohur.

Po bashkëpunimi më Altin Micin si erdhi…?
Stilisti çdo vit organizon sfilatën e kostumeve të tij për meshkuj dhe katalogun. U përzgjodha nga stilisti shqiptar për sfilatën e 2016-ës dhe katalogun e fundit të 2017-ës .

Ndjen besdi nga fama?
Jo, absolutisht. Ndihem mirë kur më njohin. Nuk jam në atë pikë sa të ndjehem i bezdisur.

Të lodh idea kur të thonë në rrugë ueee ky modeli ose të mërzit idea kur dikush në ambiente publike të shpërfill?
Nuk e quaj veten të famshëm, sigurisht më pëlqen fakti që tërheq vëmendjen e femrave…

Sa përgjegjësi është të pozosh për të qenë imazh i emrave të njohur brenda dhe jashtë vendit si TEG apo Buffalo Albania, Expocity 2016 , Albtelecom Albania etj…?
Përgjegjësia reflektohet tek një punë në rritje. E fillova 16 vjeç si model në kompani produksioni si “Provideo” , “Anima”… Imazh i Qëndrës Tregëtare Teg në 2011, imazh i disa firma veshjesh “Jaguar”, “Everlast”, “Nobis” qëndra me e madhe e fitnessit në Tiranë, “Tirana Expocity 2016”, First Role në reklamën e Albtelecom 2015 dhe Albtelecon 2016 , “Buffalo”, si edhe shumë projekte të tjera.

Sa e duan të bukurën vendet Aziatike?
Për momentin punoj me agjensinë “Mezora” në Mumbai të Indisë. Tregu i modelingut është në zhvillim në Azi, si edhe në kinematografi…

Çfarë ushqimi ha andej për të mbajtur trupin në formë? A përdor dieta?
Ushqimet janë shumë të shijshme dhe 80% e popullsisë është vegjetariane. Kjo më ndihmon për të mbajtur trupin në formë , sigurisht edhe palestra 3-4 herë në javë.

Nëse po do e ndaje një të tillë për lexuesit e revistës sonë on-line?
Dieta më e mirë është ushtrimi në palestër, krahas palestrës për të ruajtur formën janë frutat të cilat këtej janë të shumëllojshme, perime dhe mish pule sigurisht + peshk.

Ke në kokën tënde një model bukurie femër apo mashkull që ëndërron ta arrish në jetë?
Ka shumë modelë të sukseshëm, por ndër ta veçoj Marlon Texiera-n dhe Fashion Blogerin Mariano Di Vaio.

Nudot në shqipëri pjesërisht janë ende tabu. Po në Azi dhe Indi pozojnë nudo modelët?
Nudot në Shqipëri nuk janë më tabu, por nuk paguajnë. Jam i bindur që shumë femra do e bënin. Ne Azi është më e lehtë dhe më normale.

Do realizoje nëse ta kërkonin një set fotosh nudo?
S’e di!

Një model si ty fiton sa për të jetuar mirë apo sa për të mbijetuar?
Një model në Shqipëri fiton sa për të mbijetuar, kurse këtej në Indi sa për të jetuar mirë.
Feleminderit!

Intervistoi: Endrit Hoxhaj

www.touchfashion.al