SHARE

Nën organizimin e liderit te spektaklëve të modës në vend dhe rajon “Gecjan Fashion Group” me producent Ilir Geci u realizua spektakëli madhshtor “Balkans Best Model 2017”

Në këtë eveniment morën pjesë vajza modele nga shumë shtete të ballkanit, në garën për modelen më të mirë në Ballkan.

Nën prezencen e mbi 3500 shikuesëve që ndodheshin në Rafaelo Resort në Shëngjin juria profesionale që përbehej nga Ilir Geci Producent, Avni Selmani Fotograf, Teuta Krasniqi nga GfG në Gjermani, Aleksander Rajkov, Miki Cernokrak, Indrit Murati nga Shqipëria Ime, Fehmi Bunjaku producent në Norvegji, Ben Golemi Koreograf dhe përfaqesuesja e Shqiprija event, ndau këto çmime:

Çmimin e madhe si modeleja më e mirë e ballkanit “Balkan’s Best Model 2017” e mori vajza nga Kosova e cila jeton ne Suedi Kosovare Halimi, e cila është edhe pjesë e agjencionit më të madh shqiptarë të modes “Gecjan fashion Group”.

Kosovare Halimi për veç kurorës së punuar enkas për këtë event, fitoi edhe 3000 euro para te gatshme dhe mbi 2500 euro vlerë dhurata dhe shpërblime të tjera.

Çmimet tjera në këtë spektakël u fituan nga:

-Balkan’s Best Model Sekond Place: Ornela Nikolli
-BBM Thirds place: Angela Stavreska
-Best Photomodel of Balkon’s 2017: Xhovana Frashnaj
-Best Face of Balkon’s 2017: Ana Spasovska
-Gecjan fashion Group Models: Ornela Nikolli
Ivana Cupic
Kosovare Halimi
Angela Stavreska
Andriana
Hygerta Beqiri
Arijola Allamani
Ana Spasovska

-Imazh of DIVA FASHION CENTER: Xhovana Frashnaj
-Best Elegance Model Of Balkan’s: Ivana Cupic
-Best Model of Shqipëria ime: Xhovana Frashnaj
-Best friendship: Hygerta Beqiri

Një çmim tjetër që u nda në këtë spektakël ishte edhe modelja më e mirë e publikut dhe këtë çmim me duartokitjet e Publikut dukshëm më shumë se për vajzat tjera e fitoi po ashtu modelja Kosovare Halimi.

Producenti Ilir Geci në përfundim të këtij eventi u shpreh për Gazeta Blic shumë i kënaqur me nivelin e organizimit, numërin e madhë të pjesmarrësve në natën finale dhe me vajzat konkurente.

Po ashtu Geci deklaroi që është shumë kënaqesi kur publiku dhe juria janë të një mendje për vajzën fituese gjë që e bënë të qartë që çdo herë në eventet e “Gecjan fashion Group” çmimet dhe shpërblimet janë transparente dhe të merituara. tha Geci.

Kujtojmë që për anën aritstike u përkujdes i mirënjohuri Hekuran Krasniqi i cili argëtoi publikun e pranishëm.