SHARE

Një modele britanike, e cila u rrëmbye nga një bandë në Itali, do të shitej në Lindjen e Mesme “për seks”.

Avokati i saj ,Francesco Pesce, deklaroi se Chloe Ayling ishte kërcënuar me jetë nga rrëmbyesi i saj, para se të çlirohej nga policia e Milanos.

20- vjeçarja thuhet se u rrëmbye në qytetin italian nga një grup që e quajti veten “Vdekja e Zezë” para se të lirohej pesë ditë më vonë.

Ajo u kthye në shtëpi të dielën, 26 ditë pasi fluturoi për në Milano për realizimin e seti fotografik.

Policia italiane thotë se ajo u sulmua nga dy burra dhe se u drogua e u rrëmbye, me sa duket për t’u shitur në një ankand online.

Pretendohet se rrëmbyesit u përpoqën ta shesnin modelen online për 230,000 euro dhe kërkuan që agjenti i saj të paguante një tarifë shpërblimi.

Pesce tha se të resë nga Londra, i ishte thënë se do të “dikush nga Lindja e Mesme do ta blinte për seks”.

Ajo u rrëmbye në Milano nga një 30-vjeçar polak, i cili u përpoq ta shiste online dhe kërcënonte gjatë gjithë kohës me jetë.

“La republika” raporton se e reja u mbajt e burgosur për një javë dhe se ishte droguar,

Pasi u zbulua, ai i kërkoi policisë 50 mijë euro që ta linte të lirë 20-vjeçaren dhe kërcënoi ta vriste nëse modelja i thoshte policisë se çfarë i kishte ndodhur gjatë një jave që po mbahej peng.

Megjithatë, policia italiane arriti ta lironte vajzën dhe të arrestonte 30- vjeçarin.. Prokurorët po hetojnë për bashkëpunëtorët e tij.. syri.net