SHARE

Union facts.com (STAGE & PICTURE OPERATORS, LOCAL 798) është ky union i Hollyëood-t, ku mjeshtëri i stilimit të flokëve pret të futet sukseshëm në janar të 2018-s. Këtë lajm ekskluziv Noli e ndan me lexuesit e Touch Fashion, si arritjen tjetër më të madhe të jetës së tij në USA. Ai është historia e shqiptarit me duar të arta në stilimin e flokëve në Amerikë. Punon çdo ditë më përkushtim dhe lartëson artin e tij të flokëve… ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në fushën e stilimit të flokëve duke e bërë edhe më të vetëdijshëm dhe përgjegjës në punën e tij të përditshme.

Zoti Nol Saliu si mjeshtër i stilimit të flokëve doja të dija mendimin tuaj real: a e zbukuron njeriun modeli i flokëve?

Të them të drejtën, floku i rregulluar bukur te modeli apo modelja ia jep bukurinë çdo herë vetë modeli apo modelja që shikohet prej fijes së flokut deri te këpuca.

E bëj këtë pyetje se trendy i modës sot është shumë avangard. Mund të quhet model edhe diçka e rastësishme…?

Edhe kështu është një lloj punim arti në flokë. E theksoj nën vëmendjen e stilsitëve…

Si lindi tek ju pasioni i artit të stilimit të flokëve?

Ta them të drejtën kjo pytje që po më bëhet për mua është ilaçi im. Më mirë nuk di se si ta përshkruaj dashurinë e punës sime, që e kam pasion dhe dashuri. Në punë rri gjatë, nga rregullimi i personit deri sa ndjehet klienti i knaqur. Nga puna s’di të largohem…

Keni më shumë përgjegjësi kur stiloni flokët e njerëzve të thjeshtë apo atyre vip?

Të them të drejtën nuk ka fare ndryshim. Ndjehem i lumtur gjatë punës me të gjithë!

Më përmendni disa nga klientët tuaj vip?

Luke Ëilson, Jennifer Aniston, Keny Roger… edhe shqiptarë si Sabri Meda, Nikoll Remi Xhevati etj.

Nga frymëzoheni në stilimin e modeleve tuaja?

Çdo herë nga imazhi i modeles apo modelit. Pershtatem në bazë të garderobës dhe ambientit se çfarë ai prezanton!

E gjithë familja juaj merret me artin e stilimit të flokëve. Jeni bashkëpuntorë të mirë apo ka konkurrencë mes jush?

Të them të drejtën bashkëpunime të mira dhe opinione marrim mes vetes shumë! …edhe ide shkëmbejmë!

Cili është deri tani modeli më i bukur që keni stiluar për flokë?

Në karrierën time kam punuar me shumë modele dhe modelë. Kisha kënaqësi që punova me dy miss nga Shqipëria Adrolën dhe Xhesikën.
Ju simpatinë tuaj e keni për njerëzit me flokë të zinj apo biondë?

T’ju them të drejtëm shumë dashuri kam të rregulloj flokun…e rëndësushme është të ndjehem mirë dhe ta bej sa më të bukur flokun e zi apo biond!

Ju stiloni flokët e aktorëve në rolet e tyre. Diçka më tepër rreth këtij bashkëpunimi?

Me vite kam punuar me aktorë për teatër, filma apo video klipe. Unë jam specializuar për special effects në filma lufte horror. Shumë punoj në bazë të skenarit të filmit… Shumë herë vijnë më shumë ide gjatë filmit. Punoj shumë me Custome Graffi përshtatjen e garderobës për aktrim.
Faleminderit!
Intervistoi: Endrit Hoxhaj