SHARE

Zeshkan, i pashëm, me stil e me muskuj…

Shpesh kështu e prezantojmë reperin Capital T, i cili viteve të fundit e ka transformuar totalisht pamjen e jashtme, shkruan “Kosovarja”.

Nga një djalë mbi peshë, ai është bërë një mashkull super fit, që tashmë po i çmend vajzat, që tani “princin” e përshkruajnë me elementet e Capos.

E, megjithatë, ai e ka edhe një kopje. Modeli Egzon Sahatqija duket komplet si Trim Ademi, i njohur me nofkën Capital T. Egzonin gjatë gjithë kohës e ngatërrojnë me reperin e famshëm, kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike.

Kuptojmë se Egzon Sahatqija është model dhe gazetar. Ai, ka lidhje të afërt me shumë nga fytyrat tona publike dhe është mjaftë i ndjekur në Instagram.