SHARE

Ai është një shqiptar që prej kohësh shkëlqen si model në Kinë. Sharmit dhe fizikut të tij nuk i shpëtuan as stilistët kanadezë të cilët e përzgjodhën si model të kostumit të së ardhmes (X suit). Në intervistën e mëposhtme modeli na tregon cilësitë e kostumit, bashkëpunimin me stilistët kanadezë, fotot e tjera nudo që i ka të papublikuara ende dhe planet personale në fushën e sipërmarrjes së modës…!


Keni bashkëpunuar si model pranë tre vëllezërve kanadezë për kostumin e së ardhmes? Si lindi ky bashkëpunim?

Po kam bashkëpunar dhe akoma po e bëj një gjë të tillë! Idea lindi të isha model i tyre, sepse ata kishin parë disa foto të miat, te një stylist italio-francez, për të cilin unë 1 vit më parë isha modeli i markës! Dhe më kërkuan të isha pjesë e markës X Suit!

Diçka më tepër rreth këtij kostumi? Materialin e përzgjdhur, përbërjen e tij…?

Kostumi është shumë komod, përsa i përket lëvizjeve, materiali është krijuar nga 3 vëllezërit kanadezë! Super stretch, nuk laget, nuk mban rrudha dhe nuk bëhet me njolla nqs. të derdhet në xhaketë një gotë verë, thjesht bie dhe pastorehet me një fazoletë!

Thuhet se nuk zhubroset asnjhëherë. Sa e vërtetë është kjo gjë?

Shumë e vërtetë, unë personalisht e kam provuar! Për më tepër info në YouTube është video në të cilën unë bëj demostrimet!

A mund t’i bësh një përkufizim me tri fjalë kostumit të ri?

Komod, elegant dhe class!

Si ndodhi që kanadezët të të zgjidhnin ty si imazh për kostumin e së ardhmes?

Siç e thashë në fillim nëpërmjet fotove, por edhe më takuan në M1nt club në të cilin unë punoj si bartender!

Fotot tuaja ia besoni fotografëve kinezë apo jo?

Jo absolutisht!

Nga pozat nudo deri te pozat me kostumin kanadez…, ku ndihet më rehat si model Jovani?

Më shkon më shumë xhaketa :)), por edhe nudo unë ndihem vetvetja!

Keni ende foto nudo të pabublikuara?

Po kam!

Nëse po kur mendoni t’i bëni publike ato?

Besoj se nuk do i publikoj!

Në tregun kinez për cilat veshje ka më shumë interes…?

Për rrobat look mature (më shumë për burra të pjekur)

A keni plane personale në fushën e modës?

Po. Jam duke zhvilluar markën time sportive në Itali! Me designer italo-shqiptar! Marka është e imja, gjithçka made in Italy! Së shpejti do të jem në treg me një super produkt! Më shumë info në vijim…!

Do e shohim Jovanin një ditë si sipërmarrës në këtë fushë?

Absolutisht po! Ëndrra ime është marka në të cilën po punoj për më shumë se 1 vit! Shpersoj ta bëj realitet sa më shpejt!

Intervistoi: Endrit Hoxhaj