SHARE

Nëse jeni femër e cila e njeh trupin e vet, është mirë për ju. Mirëpo për t’u kënaqur edhe më shumë në marrëdhënie intime, trupin tuaj patjetër duhet ta njohë edhe mashkulli.

Ai duhet të jetë i udhëzuar rreth gjithë asaj që ju kënaq, çka ju vjen mirë dhe, para së gjithash, çka ju eksiton dhe ju bën që të ndiheni më sensuale.

Klitorisi është organi i vetëm i dedikur ekskluzivisht për stimulim intim. Është dy herë më i madh dhe katër herë më i ndjeshëm se organi gjenital mashkullor. Meqenëse klitorisi te shumica e femrave ka rëndësi kryesore për kënaqje dhe për arritje të orgazmës, është koha që dijeninë tuaj ta bartni te i dashuri juaj.

Nëse do të dëshironit t’ia mësonit të gjitha sekretet e klitorisit, thuaji me këto fjali.

Më ndez kur me gishta butësisht më fërkon klitorisin“. Nëse rastësisht në këtë gjë nuk ka qenë edhe aq i shkathët, pikërisht me këtë fjali ia keni bërë me dije se çka saktësisht do të duhej të bënte. Sidoqoftë, rezultati një me zero për ju.

Dëshiroj të më shikosh derisa përkëdhelem, pastaj ti do të vazhdosh”. Bandillët janë tipa jashtëzakonisht vizualë, kështu që kur një herë shohin dhe i kuptojnë lëvizjet të cilat i dëshironi, e kanë shumë më të lehtë edhe vetë t’i mësojnë.

Lyej gishtat me lubrifikant dhe m’i vë poshtë” Nëse e ndërmerrni iniciativën, kjo do të jetë për të shumë eksituese, ndërkaq dora juaj e cila udhëheq dorën e tij do ta çojë në të gjitha sekretet e kënaqësisë.

Klitorisi është shumë i ndjeshëm dhe më së shumti kënaqem kur ma prek butësisht.” Kur do t’i thoni qartë dhe zëshëm se çka saktësisht dëshironi, do t’i hiqni të gjitha dyshimet dhe pasiguritë nga koka e tij.

Nuk mund të përjetoj orgazmë pa stimulim klitorisi.” Bëjani me dije që pa stimulim klitorisi puna mbetet në gjysmë dhe do ta kuptojë që duhet të angazhohet më shumë.