SHARE

Për shumë njerëz, qumështi në çaj është diçka e zakonshme. Disa thonë se kjo gjë nuk është e këshillueshme për shëndetin, po çfarë thonë studimet shkencore?

Sipas raportimeve shkencore, në vitin 1998 disa shkencëtarë në Hollandë morën 12 mostra të veçanta për të testuar nivelet e katekinës në gjak pas pirjes së çajit me dhe pa qumësht.

Ata arritën në përfundimin se sasia e katekinës në gjak është e njëjtë në të dyja rastet. Katekina është komponent tepër i rëndësishëm tek çaji.

Katekina njihet prej kohësh për parandalimin dhe pakësimin e rasteve me kancer të gjirit dhe lloje të tjera të kancerit.

Në një tjetër studim u pa se tek çaji i zi kishte më pak katekinë se tek llojet e tjera të çajit, sidomos tek bustinat me çaj.

Në një tjetër raport, shkencëtarët u përpoqën të imitonin biokiminë që ndodh gjatë procesit të tretjes për të parë katekinën, kur çaji konsumohet me dhe pa qumësht.

Edhe në këtë studim ata arritën në përfundimin se është e njëjta gjë, si ta pini çaji me ose pa qumësht.