SHARE

Dimri është stina kur gështenjat nuk mungojnë në treg. Gështenja futet tek ushqimet e ëmbla dhe të ngrohta.

Ajo favorizon shëndetin e stomakut dhe të shpretkës, luan rol në rezervimin e energjisë në veshkë, nxit qarkullimin e gjakut.

Përveç këtyre, gështenja është një ushqim i mirë për bukurinë personale.

Më poshtë, do t’ju prezantojmë hollësisht funksionet magjike të gështenjës:

  • Në gështenjë ndodhen shumë acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe minerale, të cilat kontribuojnë për jetëgjatësinë. Ky frut mund të parandalojë dhe përmirësojë hipertensionin, sëmundjet koronare të zemrës, arteriosklerozën, osteoporozën dhe sëmundjet e tjera. Janë të përshtatshme për femrat e të gjitha moshave.
  • Gështenja përmban vitaminë B2, e cila mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin e qelizave. Prandaj, konsumi i gështenjës mund të përmirësojë lëkurën, rigjenerojë qelizat e vdekura dhe të lehtësojë pezmatimin e lëkurës. Gështenja ka edhe funksionin e ndalimit të gjakderdhjes. Për shkak se ajo përmban shumë hekur dhe vitamina të tjera, mund të përdoret për problemet me gjakderdhjen e tepërt gjatë menstruacioneve, po ashtu edhe për aneminë.
  • Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.
  • Shtatzënia: Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, edhe në rastin e ndonjë anemie.
  • Shëndetësi dhe kozmetikë: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme.
  • Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.