SHARE

Shpeshherë lexojmë në manualet e ndryshme dhe diskutojmë në biseda mes miqsh se marrëdhënia anale është mënyra më e mirë për të mos mbetur shtatzënë. Por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të kini dyshime serioze për këtë gjë.

Urologu Brian Steixner, drejtor i Institute of Men’s Health në Jersey Urology në Atlantic City, ka bërë të ditur se ka trajtuar një paciente që kishte mbetur shtatzënë pas kryerjes së marrëdhënies anale me partnerin e saj.

Ajo kishte një sëmundje të rrallë të quajtur “keqformim kloakal”, i cili prek një në 50,000 njerëz. Kjo ndodh kur në fazat e parë të shtatzënisë, zorra e trashë, vagina dhe mitra nuk arrijnë të ndahen në tre tuba të veçanta. Kjo gjendje e rrallë mund të trajtohet me anë të operacionit për të krijuar tre kanale të ndara.

Vajza i ishte nënshtruar një operacioni të tillë kur ishte e re, por si duket procedura nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Ajo kishte kryer vetëm marrëdhënie anale para se të ngelej shtatzënë. Pasi bënë disa teste, mjekët kuptuan se gruaja kishte ngelur shtatzënë nga marrëdhënia anale. Në këtë rast, çdo formë e lindjes natyrale është e pasigurt, thotë doktori, prandaj kanë vendosur që pacientja të lindë me anë të operacionit.