SHARE

Pasi që sezoni i ftohjeve dhe viruseve ka filluar në masë të madhe, ju sugjerojmë të provoni këtë recetë të shkëlqyeshme të një shurupi të qepës së kuqe që me siguri do t’jua lehtësojnë problemet dhe do t’ju kursejnë nga një kollë e vazhdueshme ose ju çlirojnë nga simptoma të tjera të pakëndshme.

Për përgatitjen e shurupit të qepës shikoni udhëzimet që vijojnë më poshtë:

Grini në copa të holla e të vogla 600 gr qepë të kuqe dhe hidheni në një litër e gjysmë ujë.
Shtojini rreth 1200 gr mjaltë të papërpunuar dhe 60 gr sheqer.

Kjo përzierje duhet të gatuhet ngadalë për 3-4 orë. Pasi të jetë gatuar, futeni në kavanoza qelqi dhe mbyllini hermetikisht.

Kavanozat vendosini në një vend të thatë e të errët.

Ky ilaç është i rekomandueshëm edhe për fëmijët. Jepini nja lugë çaji nga ky ilaç 2 herë në ditë, para buke.