SHARE

Një studim i udhëhequr nga psikologu Gordon Gallup në Universitetin Albany në SHBA, zbuloi se gratë që bëjnë kryejnë marrëdhënie pa mbrojtje treguan më pak shenja të depresionit.

Pjesë e studimit ishin rreth 300 gra të moshave të ndryshme të cilat plotësuan formular anonim që kishte të bëjë me jetën e tyre intime. Në formular përfshihej pyetja sesa herë kryenin marrëdhënie intime dhe nëse përdornin mbrojtje apo jo.

Rezultatet treguan se gratë që bëjnë dashuri por nuk përdorin kurrë mbrojtje, shfaqën shenja shumë më të vogla të depresionit, sesa ato që përdorin zakonisht.