SHARE

Shkëlqim Berberi është një artist shqiptar nga Kosova, që sapo ka nxjerrë në treg këngën “Asaj”, e cila po pëlqehet shumë nga publiku sikurse dy projektet e tij të mëparshëm. I krahasuar nga pamja si Justin Bieber-i shqiptar, Shkëlqimi në muzikën që prezanton bashkëpunon me emrat më në zë të tregut shqiptar muzikor. Kështu së fundmi Shkëlqim Berberi ka realizuar videoklipin e tij muzikor më të ri. – “Asaj” titullohet videoklipi i tij dhe muzika është realizuar në Shqipëri. Ky është projekti i tretë, i këngëtarit. Shkëlqim Berberi momentalisht është përfshirë nw njw klasifikim interesant. Billbordi “Media” për herë të parë, në trojet shqiptare, do sjellë diçka ndryshe, një event mbarëkombëtar te titulluar Billbordi Awards 2017. Aktualisht janë zbuluar 6 të nominuarit për kategorinë “Best New Artist” (Artisti më i mirë i ri), të cilët po sjellin një frymë të re në skenën muzikore shqiptare, me stilin, talentin dhe veçantinë që prezantojnë. Në mesin e tyre, pra, është edhe Shkëlqim Berberi, të cilit i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim muzikor të radhës.

Përgatiti: Endrit Hoxhaj