SHARE

shtatzewr

Tashmë çiftet kanë mundësi që për arsye të ndryshme të sjellin në jetë një fëmijë duke përdorur nënën surrogate, pra me anën e një gruaje e cila do të mbartë në trupin e saj fëmijën e krijuar nga veza dhe spermatozoidi i tyre. Në disa vende kjo gjë është ilegale dhe në disa të tjera mund të kryhet pa asnjë lloj problemi si për shembull në SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Greqi etj.
Historia e Natashës, nënës surrogate!
Ajo është 29 vjeç, e martuar prej 11 vitesh dhe ka një fëmijë 9 vjeç. Sipas saj mjekët e klinikës Biotexcom në Kiev, e konsiderojnë shumë të përshtatshme për të qënë nënë surrogate. Natasha nuk konsideron si fëmijën e saj asnjë nga ata që mban në bark!
“Nuk mbaj mend as ditën kur kanë lindur, as gjininë, as peshën. Ata fëmijë nuk kanë asgjë nga unë dhe nuk kanë lidhje me mua pasi lindin. Unë jam këtu për të ndihmuar ata persona që nuk sjellin dot në jetë një fëmijë në mënyrë natyrale”.
Historia e Natashës është treguar nga Serena Marchi në librin e saj “Madri, comunque”. Në momentin që është intervistuar nëna surrogate ka qënë shtatzanë për herë të 4, ishte duke pritur binjakët e një çifti gjerman. Ajo shprehet se gjatë shtatzanisë nuk mendon asnjëherë se ai fëmijë i përket, nuk mendon kurrë të mbajë atë bebe. Ajo e di që në fillim që nuk do të rrisë vetë por do ta marrë dikush tjetër.
“Edhe tani që ndiej binjakët të lëvizin, kur kisha të vjellat, dhimbjet e shpinës, nuk kam arritur të krijoj atë lidhjen mes nënës dhe fëmijës, atë lidhjen që arrita të krijoja menjëherë me fëmijën tim. Besoj se e dini që paguhem për të dhënë me “qera” uterusin tim, madje 10000 euro për lindje, 15000 nëse janë binjakë ndërkohë që rroga mesatare mujore ne Ukrainë është 150 euro. Nuk ka asgjë të keqe në këtë që bëj. Me këto para do të blej një shtëpi ku të jetoj më mirë me familjen time, dashuritë e jetës time. Nëse jam në gjendje të lind, përse të mos e bëj edhe për të bërë të tjerët të lumtur?” Pernenat.al