SHARE

Nëse shpesh vuani prej fryrjes në stomak, gazrave apo gromësisë, ju paraqesim lëngun natyral, i cili mund të jetë zgjidhja për problemet tuaja.

Përbërësit:

Gjysmë ananasi (i vogël për nga madhësia);
Gjysmë koke apo 2 kërcej kopër;
2 kërcej selino me gjethe;
1 pjesë rrënjë xhenxhefili, të madhësisë 2-3 centimetra.

Të gjithë përbërësit i përzieni. Shtoni pak ujë, sipas nevojës, që masa të jetë e lëngshme.

Konsumojeni në lukth të thatë derisa dhimbjet nuk zhduken. Madje, këtë mund ta bëni deri në momentin kur flora e zorrës në tërësi të mos ripërtërihet.

Ananasi është i pasur me enzima, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit. Selino parandalon mbajtjen e ujit dhe gromësimat. Kopra dhe xhenxhefili ndikojnë në pastrimin e florës së zorrës. Mu për këtë arsye ky kombinim i fortë mund të zgjedhë problemin e fryrjes në stomak dhe problemeve me tretjen e ushqimit.