SHARE

Janë të shumta hulumtimet shkencore që kanë përmendur efikasitetin e tërshërës në shërbim të organizmit. Në vijim ju paraqesim një recetë që mund t’i pastrojë mushkëritë tuaja prej mukozës si dhe ta forcojë sistemin imun.

Përbërësit:

1 gotë tërshërë,
1 gotë ujë,
200 gr mjaltë.

Përgatitja:

Tërshërën e vendosni në një enë të vogël dhe ia shtoni një gotë ujë. Pastaj masën e vendosni të vlojë për disa minuta. Pasi të jetë ftohur masa, ia shtoni mjaltin dhe e lini të ftohet deri në mëngjes. Në mëngjes, e kulloni lëngun dhe e konsumoni.