SHARE

Mjafton që femrat ta konsumojnë një porcion në ditë për ta furnizuar trupin me minerale dhe vitamina.

Cilat janë arsyet tjera që brokoli është kaq i veçantë për femrat?

Ruan rininë

Brokoli është i pasur me kalium, që ndihmon në ruajtjen e rinisë dhe elasticitetit të lëkurës. Po ashtu përmban edhe kalcium, fosfor, hekur, vitamina C, të domosdoshëm për rikuperimin e trupit të femrës.

Kundër stresit

Për nga natyra femrat janë shumë të ndjeshme, e stresi ndikon te to. Por, brokoli është një nga antidepresantët natyralë. Kjo perime lufton ankthet derisa ju ndihmon edhe me çrregullimet e sistemit nervor.

Për imunitet

Për ta forcuar sistemin imun nevojitet që ta konsumoni lëngun e brokolit. Një gotë lëng brokoli në ditë është shumë efikas në parandalimin e ftohjeve.

Gjatë shtatzënisë

Brokoli është i pasur me përbërës ushqyes që janë vital për shtatzëni, si: kalcium, vitamina, proteina, antioksidues, hekur, fosfor dhe tjera.

Për fytyrë dhe flokë

Pasi përmban sasi të madhe të kolagjenit dhe vitaminës A e C, konsumimi i rregullt i brokolit ofron efekt të butë kozmetik për fytyrën dhe flokun.