SHARE

Një nga mënyrat kyçe për t’u dobësuar përreth belit është të mësoni mos të konsumoni zamra midis shujtave. Megjithëse duket se kjo nuk është esenciale për ta holluar belin, faktet flasin ndryshe. Për ta dobësuar belin tuaj nuk është e lehtë e as shpejt nuk bëhet kjo punë, pasi që stomaku di të jetë shumë ‘kokëfortë’.

Sido që të jetë, në shumicën e rasteve mund ta parandaloni shtimin e kileve në këtë hapësirë të caktuar të trupit. Vetëm duhet t’i ndryshoni shprehitë.

A mund ta holloni belin për tri ditë?

Pasi ta keni lexuar këtë artikull, shumica prej jush do të mendojnë se kjo është e rreme dhe një dietë e dëmshme. Por, ajo që ne propozojmë është një opsion i shëndetshëm dhe ushqim i ekuilibruar që ndihmon me shpejtësi.

Çelësi për sukses me këtë plan për ta holluar belin është te: Më e rëndësishmja është cilësia. Mësoni të ndaloni kur të jeni ngopur deri më 80 përqind. Po ashtu, deserti është më i rrezikshmi, pasi që shpesh përcaktohemi për diçka të ëmbël, që zakonisht shkon e grumbullohet në bel.

Shumica e njerëzve ndihen të fryrë në stomak, pasi të kenë konsumuar ushqimin, pasi që nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm. Secilën kafshatë ta përtypni mjaftueshëm.

Kafjalli

Kafjalli gjatë këtyre tri ditëve duhet të jetë i shëndetshëm, i pasur me fibra, yndyrna të shëndetshme dhe proteina nga perimet. Ja një ide për një kafjall ideal:

Përbërësit:
  • 1 kivi;
  • 1 rriskë ananas të freskët;
  • ½ e avokados;
  • Pak selino;
  • 1 lugë fara çia, i futni në ujë gjatë natës (10 g);
  • 15 bajame;
  • Pak xhenxhefil;
  • 1 lugë vaj kokosi (15 g);
  • 1 lugë shafran (5 g);
  • Pak bimë stevia
Përgatitja:

Përbërësve u shtoni edhe pak ujë apo lëng perimesh për ta bërë me të lehtë përzierjen.
Gjithçka vendosni në blender dhe e procedoni derisa të fitoni përbërje të butë.
Më pas, këtë përzierje mund ta konsumoni gjatë mëngjesit.

Dreka dhe darka

Dreka dhe darka duhet të bazohen në dy porcione:

Një porcion me perime të ziera apo të papërpunuara: supë, sallatë, perime, etj.
Një porcion me proteina: mish, peshk, vezë, perime, avokado, djathë, arra.

Për drekë, rekomandohen perime të papërpunuara dhe proteina. Duhet të konsumoni karbohidrate cilësore në sasi të vogla, preferohen në mesditë: oriz të vrugtë, kuinoa, drithëra, patate, patate të ëmbël, etj.

Shmangni desertët gjatë tre ditëve!

Midis shujtave hani arra, lëngje shtëpiake, qumësht perimesh, banane, etj.

Ushtroni

Në fund, është esenciale që të ecni mjaftueshëm gjatë këtyre tri ditëve dhe të merreni me disa ushtrime me intensitet të mesëm për gjysmë orë në ditë.