SHARE

Shijojeni këtë supë interesante dhe të shijshme me karrota dhe portokall në këto ditë të ftohta të nëntorit…

Përbërësit:
  • Gjysmë litër ujë
  • 3 karota
  • 1 gotë lëng portokalli
  • 1 kokërr qepë
  • Rigon
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:

Pastrojini dhe lajini mirë karrotat dhe qepën. Karrotat prijini në kubikë të vegjël, ndërsa qepën grijeni imët.
Hidheni në një tigan vajin e ullirit dhe skuqini pak karrotat dhe qepën.
Shtoni ujë në tigan dhe lëngun e portokallit.

Më pas, hidhini edhe erëzat, kripën, piperin. Uleni zjarrin dhe lërini që të ziejnë për 15 minuta.

Supës mund t’i shtoni edhe krem sipër, në momentin që është gati.