SHARE

Kur bisedojmë rreth marrëdhënieve intime gjatë ciklit menstrual, nuk i përmendim gjithnjë të gjitha detajet.
Po, orgazma mund të lehtësojë dhimbjet e barkut, por janë edhe disa gjëra që nuk përmenden asnjëherë gjatë kësaj periudhe menstruale.

Ja 7 gjërat që askush nuk jua ka treguar në lidhje me aktin intim gjatë ciklit.

Ju duhet të përdorni prezervativ

Edhe nëqoftëse jeni në një marrëdhënie të përkushtuar, monogame, përdorimi i prezervativit është një domosdoshmëri. Jo vetëm që ju siguron pastrim më të lehtë, por edhe ul mundësinë për kontraktimin e bakterieve. Gjaku në përgjithësi është një medium për bakteriet.

Lloji i pozicionit ka shumë rëndësi

Duhet të zgjedhni pozicionin me shumë kujdes. Për shembull, pozita misionare është më e përshtatshme, nga perspektiva gravitacionale. Mendoni rreth kësaj, nëse jeni në krye, ka më shumë gjasa që të keni rrjedhje të gjakut se sa kur jeni të shtrirë me partnerin mbi – është thjeshtë matematikë themelore. Pra nëse doni të kufizoni sasinë e gjakut gjatë aktit me cikël, seriozisht mendoni rreth pozitave të volitshme.

Akti në dush është i mahnitshëm vetëm në teori

Shumë çifte provojnë të bëjnë dashuri në dush vetëm që t’i shmangin pecetat nga mbulimi me gjak, por arrijnë në përfundim se akti intim në dush mund të jetë i mirë vetëm në teori. Për fillestarët është paksa e rrezikshme praktikimi i pozicionit të tillë sepse mund të jetë i rrëshqitshëm, rrjedhja e gjakut mund të përfundojë ngado në këmbët tuaj dhe të rrëshqitni. Pra, është më mirë të qëndroni në ndonjë sipërfaqe të sheshtë dhe të vendosni një peshqir nën ju.

Mund të ngelni akoma shtatzënë

Nëse jeni me cikël menstrual, atëherë keni ovuluar dy javë më parë dhe nuk ngelni shtatzënë. Më këtë nënkuptohet se periudha e pjellorisë ka kaluar. Por, problemi qëndron se shumica e femrave kanë cikle të parregullta, kështuqë nëse nuk e dini saktësisht se kur i keni menstruacionet dhe periudhën ovulative, atëherë ekziston rreziku për këtë. Përveç kësaj, duhet të përdorni patjetër prezervativ siç është përmendur në fillim.

Mund t’i bëjë gjërat vërtetë intime

Natyrisht, marrëdhënia intime gjatë ciklit menstrual është e ndryshme për të gjithë. Për disa njerëz, kjo lloj aventure nuk është shumë e përshtatshme sepse kërkon që të njihni mirë partnerin, të keni besim dhe nivel të lartë të rehatisë. Dhe, ekspozimi me lëngjet trupore të dikujt tjetër, mund të krijojë një lloj intimiteti që nuk mund ta keni me këdo.

Mund ta shkurtojë ciklin menstrual

Kur flasim për aktin intim gjatë ciklit, zakonisht trajtojmë ndjesinë dhe logjikën e mbajtjes së gjakut sa më minimal që të jetë e mundur, por që priremi të anashkalojmë pikën kryesore: kjo mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ciklit tuaj menstrual. Me çdo kontraktim e cila vjen si pasojë e orgazmës, gjaku mund të largohet apo përjashtohet nga mitra, që nënkupton se sa më shumë orgazma rezultojnë në më shumë kontraktime dhe përjashtim të gjakut. Dhe ja pra, menstruacionet mund të shkurtohen për disa ditë.

Ndjeheni vërtetë mirë

Përveç përfitimeve të bërjes dashuri gjatë ciklit, si zbutja e dhimbjeve, ju mund të ndjeheni vërtetë mirë.
Pse? E pra, shumica e femrave ndjehen me shumë epsh gjatë kësaj periduhe, dhe kjo është diçka që njerëzit nuk e përmendin mjaftueshëm. Gjithashtu, për shkak se jeni me menstruacione, nuk keni nevojë për lubrifikim, kështuqë gjërat janë me të vërtetë të rrëshqitshme dhe argëtuese. Madje, edhe nëse nuk arrini orgazmë, marrëdhënia intime gjatë ciklit është sërish e këndshme.

Pra, me anë të këtyre 7 këshillave mund të keni parasysh disa gjëra nëse provoni marrëdhënie gjatë ciklit menstrual dhe padyshim përvojat janë të ndryshme nga secili prej nesh…