SHARE

Kanella me shekuj përdoret si një nga përbërësit më interesantë në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si preparat i shkëlqyeshëm për flokët.
Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale. Kanella është një prej tyre.

Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e ngjyrës së flokëve me kanellë…
Përgatitja e përzierjes

Në një enë me madhësi mesatare vendosni 200 mililitra të balsamit tuaj të preferuar (nëse keni flokë shumë të gjata, mund të vini edhe më shumë), tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve. Përziejini mirë përbërësit me lugë plastike. Mos përdorni metalike, pasi që disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes. Mbulojeni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturë të dhomës.

Shamponizimi dhe përgatitja e flokëve

Lajini flokët me shampon dhe regjenerator klasik, me metodën tuaj të zakonshme. Shtrydheni mirë ujin dhe mbështillni dy minuta në një peshqir të nxehtë. Pas kësaj, me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë. Flokët ndani në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruat me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.

Aplikimi i përzierjes në flokë

Lëshojeni pjesën e parë të flokëve që dëshironi t’i çelni. Përdorni gishtat ose furçë të trashë për ta aplikuar përzierjen njëlloj në flokë. Kur të keni mbaruar, lidheni pjesën e lyer të flokëve dhe forcojeni mbrapa në kokë. Lironi pjesën tjetër të flokëve dhe përsëriteni tërë procesin. Përsëritni derisa tërë flokët të mos lyhen me përzierje dhe lidhen në gërsheta. Shmangeni ekspozimin e lëkurës ndaj përzierjes, meqenëse kanella mund të irritojë lëkurën më të ndjeshme.

Bëjini një masazh flokut dhe mbeshtilleni me qese plastike

Mund ta thani me tharëse per 15 min. Nëse nuk keni tharëse, mbështillni peshqir të nxehtë rreth kokës dhe lëreni ashtu rreth gjysmë ore. Pas kësaj hiqeni peshqirin ose fikeni tharësen dhe lëreni përzierjen edhe 3 deri 4 orë në temperaturën e dhomës. Sa më gjatë të mbani përzierjen në kokë, rezultatet do të jenë më të mira.

Shpëlarja e kokës

Pasi që kalon kohë e mjaftueshme hiqeni qese .Ngadalë lëshoni gërshetat dhe shthurni flokët me duar. Shpërlani përzierjen nga koka duke përdorur ujë të nxehtë me presion të lartë. Nëse u përmbaheni të gjitha udhëzimeve, flokët tuaj duhet të jenë më të çelëta për dy nuanca. Nëse dëshironi të shtoni shndritje shtesë, përsëriteni tërë procedurën pas 48 orësh.