SHARE

ferri

Ndryshe nga shumë kolege të saj, të cilat kanë zgjedhur të tregohen të rezervuara përsa i përket ekspozimit të fëmijëve në rrjete sociale, Çiljeta Xhilaga është një nga ato artiste mama që ka ndarë pothuaj çdo moment të Fernandos që nga lindja deri më sot, i cili është bërë po aq i famshëm aq sa të ketë edhe llogarinë e tij në Instagram. Por, mesa duket përveç popullaritetit Fernando ka trashëguar edhe talentin e mami Çiljetës dhe këtë e ka vërtetuar më së miri ditën e djeshme. Ai ka kënduar këngën më të re të saj ‘’Hajmali”, duke lënë të gjithë gojëhapur pasi kënga ka pak ditë që është publikuar. Por, në mes të refrenit ka harruar fjalët. Mos u mërzit Fernando, kjo gjë u ndodh edhe artistëve të mëdhenj.

 

Credit: @Ciljeta Xhilaga