SHARE

Xhenxhefili është një rrënjë natyrale që është dëshmuar se posedon veti kundër inflamacioneve. Kinezët e përdorin xhenxhefilin tashmë mijëra vjet për lehtësim të dhembjeve. Xhenxhefili ndihmon në lehtësimin nga artriti, tensionimi i muskujve dhe dhembjet e kokës, përderisa përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ka shumë mënyra për ta përdorur xhenxhefilin për veti shëruese, duke e përfshirë në shujta e madje edhe duke pirë lëng xhenxhefili çdo mëngjes.

Çfarë është kompresa me xhenxhefil dhe si ta përdorni?

Kjo zgjedhje natyrale njihet edhe si shiriti me xhenxhefil në shërimin e dhimbjeve të shkaktuara si pasojë e venave të ënjtura, tensionimeve në muskuj, madje edhe nga reumatizmi. Ofron një ndjenjë të djegurave, por kjo nuk është diçka që duhet brengosur, sepse kjo do të thotë se zgjedhja ka efekt. Xhenxhefilin e shtypni për lëkurë dhe do të ketë për objektiv burimin e dhimbjeve.

Për ta përgatitur këtë shirit me xhenxhefil, ju nevojitet:
  • Rrënjë xhenxhefili;
  • 2 lugë kripë deti;
  • 4 thelpinj hudhre. 

Së pari, shtypeni mirë xhenxhefilin. Qërojeni hudhrën. Në një tas, hidhini së bashku tre përbërësit. Përziejini përbërësit duke përdorur lugë prej druri.

Më pas, ju nevojitet një shirit plastike, sigurohuni të jetë i pastër. Merreni xhenxhefilin e përzier, kripën dhe hudhrën dhe i vendosni në shirit. Me kujdes e shtorini përzierjen dhe e aplikoni aty ku ndjeni dhimbjen.

Për t’u siguruar që shiriti të mos bjerë, e shtrëngoni me fashë. Përdoreni fashën për ta mbështjellë hapësirën e prekur.

Sugjerohet që kompresën me xhenxhefil ta lini të qëndrojë në hapësirën ku ndjeni dhimbje për rreth gjashtë orë.

Vërejtje: Kjo kompresë nuk këshillohet të përdoret në plagë të hapura. Përdoreni për nyja dhe ngjashëm.