SHARE

15 vite më parë u ngjit në skenë si pjestar i grupit “West Side Family” për të kënduar vargje që dhe sot mbahen mend e këndohen nga të gjithë.

Florian Kondi, artisti që njihet nga të gjithë si Dr. Flori u nda nga jeta shumë shpejtë, atëherë kur kishte aq shumë për të dhënë, ndonëse kujtimi e kontibuti i tij mbetet i paharruar.

3 vite më parë artistët humbën një koleg, mik e shqiptarët një artist.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë bashkëshortja e tij Blerina ajo që ka kujtuar të shoqin me një fotografi shoqëruar me fjalët emocionuese “3 vjet pa babin”.

Gjithkush që e ka parë këtë foto nuk ka ngurruar ta pëlqejë e të bashkohet me dhimbjen e familjes Kondi dhe pse shumë miq virtualë mund të mos e kenë njohur personalisht Florin.