SHARE

Femrat mund ta kuptojnë fare mirë ndjesinë që provohet kur merren shërbimet dhe trajtimet e preferuara në parukeri apo qendra estetike. Mirëpo a ka menduar ndonjëra se sa e rrezikshme mund te jetë pozicioni i qafës, në momentin kur lahet koka në lavatest? Ka diçka shumë serioze që meriton të marrë vëmendjen tuaj dhe për të cilën duhet të shqetësoheni nëse jeni një frekuentuese e rregullt e salloneve të bukurisë.

Parukieri juaj, mund t’ju vë në rrezik me mënyrën dhe pozicionin e larjes së flokëve. Quhet “Stroke Beauty Parlor” dhe ka të bëjë me një goditje të shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut në qafën tuaj, si rezultat i tendosjes dhe lëvizjeve të mprehta që krijon lavamani i sallonit.

Një grua vuri re vështirësi në lëvizjen e qafës dhe dhimbje të tepërta, një javë pasi kishte frekuentuar sallonin e preferuar të flokëve. Nxitoi të shkonte në spital pasi pati të përziera, të vjella dhe dhimbje koke. Mjekët konfirmuan se ajo kishte pësuar një goditje.

Çfarë është një goditje?

Një goditje mund të ndodhë kur ka oksigjen të kufizuar në tru, kur një enë gjaku është bllokuar ose dëmtuar. Kjo çon në rrjedhje jonormale të gjakut ose madje edhe të mpiksjes. Rrjedhja e reduktuar e gjakut bën rrugën e saj drejt trurit dhe vret qelizat e tij. Pasojat fizike varen nga pjesa e trurit që preket.

Për shembull, dëmtimi në anën e majtë të trurit mund të çojë në probleme me shqiptimin e fjalëve dhe probleme me gjuhën apo problemet në anën e djathtë të trupit. Dëmtimi në anën e djathtë të trurit mund të çojë në humbje të vizionit ose probleme në anën e majtë të trupit. Kjo goditje është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në SHBA. Viktimat e goditjes janë 40% meshkuj dhe 60% femra.

Simptomat e goditjes:

Dobësi,
Zbehje në fytyrë,
Vështirësi në artikulim
Humbje e vizionit ose vizion i dyfishtë.

Këshilla:

Mbrojeni qafën tuaj dhe sigurohuni që parukieri juaj t’jua lajë flokët në lavaman që është i rehatshme për lartësinë tuaj. Gjithmonë mbështeteni pjesën e prapme të qafës mbi një peshqir të palosur, për të minimizuar tendosjen.