SHARE

Sikur do t’i kishit pyetur nutricistët se çfarë duhet në tryezën tuaj që të jeni vital dhe të shëndetshëm, ata do t’i theksonin këto tri ushqime.

Tërshëra

Tërshëra ndoshta është zgjedhja më e mirë për kafjall, bëhet fjalë për shujtë praktike, që mund ta konsumoni në çdo moment, si në punë, po ashtu në shtëpi. Përgatitet me qumësht ose ujë, aty mund të shtoni edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm, banane, fruta mali, farat çia …etj.

Vezët e ziera

Vezët janë “fshehtësia” e nutricistëve, janë burim i hatashëm për proteina, dhe kanë pak kalori, që japin ndjenjën e ngopjes. Vezët e ziera, me një sallatë të freskët dhe djathë mund të jenë shujtë e pavarur, e mund ta konsumoni si zamër të shëndetshme.

Kefiri

Kefiri është përplot me probiotikë, vitamina dhe përbërës ushqyes, e shpesh e quajnë edhe “qumështi magjik”. Kefiri pastron organizmin, eliminon bakteret e dëmshme, mbron prej infeksioneve me kërpudha dhe baktere, derisa plus shtesë është se përmirëson dukjen e lëkurës.