SHARE

Gjatë dimrit, duart dhe këmbët tuaja janë të ftohta dhe gjithnjë ngrijnë. Zakonisht i ngrohni duke mbathur çorape dhe doreza të trasha, por kjo nuk do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga vuajtjet dimërore.

Zakonisht, njerëzit që vuajnë nga të ftohtët e madh në ekstremitete janë viktimë e gjendjes beninje që njihet edhe si sëmundja e Raynaud-it. Kjo sëmundje shtyn enët e gjakut në duar dhe në këmbë që të tkurren. Edhe pse personat e tillë nuk kanë nevojë të shkojnë për shërim, duhet ta dini se nëse edhe ju vuani nga një gjendje si kjo, ekzistojnë ilaçe natyrale për ta shëruar këtë gjendje.

Përgatitja e këtij ilaçit është e thjeshtë dhe e lehtë, e efikasiteti me gjasë do t’ju mahnitë. Në fakt, kjo përzierje erëzash ndikon menjëherë.

Krejt çfarë duhet të bëni është që duart dhe këmbët tuaja t’i futni në ujë të ngrohtë e më pas të shtoni një lugë speca pikantë të bluar, piper, xhenxhefil, kanellë, origano, trumzë dhe rozmarinë. Megjithëse ekziston mundësia të ndjeni paksa të djegura, e nëse kjo ndodh ndaloni tretmanin.

Nëse gjithçka është në rregull, mbajini duart dhe këmbët për disa minuta.