SHARE

Çfarë e bën një burrë një super-dashnor në krevat? Një përzierje e mirë mes aftësive praktike dhe njohurive teorike.

Ai duhet të dijë mirë se cilat janë zonat më erogjene të trupit të femrës. Sepse duke e ditur mirë se cilin ‘buton’ duhet të shtypet, do e kënaqë plotësisht femrën.

Por, shpesh meshkujt fokusohen tek ato pjesë të trupit që janë vërtet shumë të rëndësishme për marrëdhënien intime: këmbët, të pasmet dhe gjoksi. Por ka edhe pjesë të tjera të trupit, për të cilat duhet treguar më shumë dashuri.

Ja disa zona erogjene të femrave që harrohen shpesh:

Pjesa e pasme e qafës

Studiuesit e Universitetit të Kebekut në Kanada kanë zbuluar se pjesa e pasme e qafës është e ndjeshme sa asnjë pjesë tjetër e trupit. Ndaj të dashur meshkuj, nuk ju prish punë nëse bëheni pak vampirë.

Fyti

Pjesa e përparme e qafës lëshon sinjale kënaqësie direkt mes këmbëve, mjaftojnë disa puthje të buta.

Pas veshit

Llapa e veshit duhet të bëhet më shpesh pjesë e programit erotik. Por edhe pjesa direkt pas veshit është një zonë shumë erogjene. Lëkura atje është shumë e hollë dhe e ndjeshme.

Klavikula

Për fat të keq kjo pjesë harrohet shumë shpesh nga meshkujt. Shumë gra eksitohen nga prekja në këtë zonë.

Sipër të pasmeve

Pjesa direkt sipër të pasmeve është shumë më e ndjeshme nga sa mendoni. Disa mbaresa nervore e bëjnë shumë sensibël.

Gjunjët

Zakonisht mendohet se gjunjët nuk janë shumë të ndjeshëm. Gaboheni! Provojeni gjatë paralojës seksuale dhe do habiteni.