SHARE

Kur ta blini vajin e ullirit, detyrimisht shikoni nëse në tiketë shkruan mbishkrimi ‘extra virgin’, sepse kjo garanton se është i shtrydhur nga ullinjtë dhe nuk posedon ndonjë aditiv kimik.

Pos se është i shëndetshëm për fërgim dhe erëzimin e sallatave, posedon edhe vetitë e veta shëruese. Një lugë vaj para kafjallit, zbut lukthin dhe parandalon shfaqjen e të thatit në lukth, derisa shpëlarja e gojës me vaj ulliri në mëngjes pas pastrimit të dhëmbëve mbron nga parodontoza.

I pasur me acide, rregullon krijimin e kolesterolit dhe mbron zemrën poashtu, derisa përqendrimi i lartë i vitaminave organizmin e mbron nga ndikimi i dëmshëm i radikalëve të lirë.

Kjo nuk është e tëra. Hulumtuesit kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me pak mish dhe sasi të madhe të perimeve dhe me vaj ulliri, është një eliksir i vërtetë i rinisë dhe jetëgjatësisë. Hulumtimi, i cili kishte të bënte në ndikimin në jetëgjatësisë së ushqimit mesdhetar, hulumtim ky në të cilin kishin marrë pjesë 23.349 të anketuar, që kishte zgjatur tetë vite e gjysmë, e në bazë të këtyre hulumtimeve, fshehtësia e shëndetit të mirë qëndron në përdorimin e ulët të mishit dhe të pemëve dhe perimeve, e poashtu edhe në përdorimin e bishtajoreve, me konsumim minimal të alkoolit.