SHARE

Shtresat e gështenjta apo të verdha në dhëmbë mund t’i eliminoni vetë në shtëpi!
Kariesi – është problem i shpeshtë, ndërkaq stomatologjia bashkëkohore propozon mënyra të shumta për eliminimin e tij si dhe për të zbardhur dhëmbët.

Mirëpo, ekzistojnë metoda me të cilat ky problem zgjidhet në mënyrë të shkëlqyeshme, por, çka është edhe më e rëndësishme, do të kurseni edhe para.

Higjiena e themeltë e zgavrës së gojës është shumë me rëndësi: nëse nuk kihet kujdes për zmaltin e dhëmbëve dhe nëse me kohë nuk eliminohet kariesi i dhëmbëve, mund të zhvillohen sëmundje inflamatore – paradontopatia, te e cila infeksioni arrin nëpër rrënjë, në vetë dhëmbin, që shkakton inflamacionin e indeve të buta.

Për fat të mirë, ekzistojnë mjete natyrore për parandalimin e kësaj sëmundjeje të pakëndshme!

Si të eliminohet kariesi i dhëmbëve në kushtet shtëpiake:

Nevojiten:
  • 40 gr lëvozhgë arrash,
  • 250 ml ujë.
Përgatitja:

Ziejeni lëvozhgën në ujë 20 minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbulojeni. Ftoheni dhe kullojeni. Njomeni brushën e dhëmbëve me këtë tretje dhjetë minuta.

Pastaj me të në mënyrë të themeltë pastroni dhëmbët, kohë pas kohe duke e njomur në tretje.
Këtë procedurë mund ta përsërisni edhe deri në tri herë në ditë.
Tretjen e përgatitur mund ta përdorni 2 ditë, pastaj përgatiteni sërish.
Pas disa ditëve rezultati do t’ju lumturojë!

Lëvozhga e arrës është mjet i fuqishëm antibakterial, e cila, gjithashtu, ndihmon në pastrimin e zmaltit të dhëmbëve nga shtresat e pakëndshme. Kjo procedurë është e dobishme edhe për ata të cilët vuajnë nga gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve: inflamacioni shpejt zhduket.