SHARE

Për higjienën gjithsesi duhet përkujdesur, sidomos në hapësirën intime. Shkaku i moshigjienës në hapësirën intime, shfaqen infeksione të shumta dhe përhapen kërpudhat dhe bakteret.

Ekzistojnë prodhime të ndryshme që përdoren për trajtimin e këtyre infeksioneve, por shumë prej tyre janë përplot me kemikate. Prandaj duhet të përcaktoheni për ilaçet natyrale. Për shembull, pini jogurt më shpesh, dhe aplikojeni në hapësirat intime. Do ta vëreni përmirësimin. Në këtë drejtim përdoret dhe gjethja e limonit. Përgatisni infuzion nga kjo gjethe dhe në këtë mënyrë merrni disa gjethe dhe i vendosni të zihen për 15 minuta në 500 ml ujë. Më pas e lini të ftohet dhe atë ujë e përdorni për shpëlarjen e vagjinës.

Disa këshilla:

– Mos shpëlani hapësirat intime me ujë të vluar, kështu ndikoni në përhapjen e baktereve. Nëse gjatë ciklit menstrual hapësirat intime i shpëlani me ujë të vluar, vjen deri te gjakderdhja. Nëse jeni shtatzënë, mundet të ndodhë aborti.

– Rregullisht ndërrojini të brendshmet dhe mbani pambuk, jo sintetik.

– Ushqehuni shëndetshëm, pini shumë ujë, dhe pini shumë jogurt.

– Kujdes nga sapunët dhe preparatet e ndryshme, deodorantët dhe letrat me aromë.