SHARE

Uthulla e mollës është një produkt i kuzhinës që bën mrekulli për flokët dhe për lëkurën. Duke filluar që nga pastrimi i poreve, deri te heqja e erës së keqe të këmbëve, uthulla e mollës është një produkt që duhet pasur gjithmonë në shtëpi. Bën mrekulli!

Lexoni disa përdorime që, me siguri, do t’ju hyjnë në punë…

1. Një zhytje relaksuese në vaskën tuaj, është zgjedhja më e mirë që mund të bëni këte te diel. E nëse brenda ujit të vaskës shtoni edhe një filxhan uthull molle, atëherë, dhurata që i bëni lëkurës suaj, s’ka të paguar.

Uthulla e mollës është një prej atyre produkteve që kushton pak dhe ofron shumë…

2. Ajo është ideale për shëndetin e dhëmbëve, pasi falë vetive antiseptike që ka, mund të përdoret si një luftues mikrobesh. Në një gotë me ujë, shtoni 1-2 lugë gjelle uthull molle, dhe pastaj shpëlajeni gojën disa herë me të. Shumë shpejt do të vëreni ndryshim të ndjeshëm.

3. Për ta bërë manikyrin që të zgjasë sa më shumë, ka vetëm një mënyrë, dhe ajo është mbajtja e thonjve në një enë me uthull molle, rreth 2-3 minuta para se t’i lyeni. Metoda në fjalë, ndihmon në eliminimin e yndyrës së panevojshme dhe përmirësimin e efektit të manikyrit.

4. A e dini gjithashtu se uthulla e mollës ka efekt të njëjtë me toner-in që blejmë në farmaci? Në një gotë me ujë shtoni 1 lugë gjelle uthull molle, pastaj merrni një copë pambuk, lageni në të, dhe në vazhdim aplikojeni në fytyrë. Mandej, lereni të thahet, e më pas aplikoni hidratuesin tuaj.

5. Uthulla e mollës është e ideale për t’u dhënë shkëlqim dhe shëndet flokëve. Apliko pesë pika uthull (të përzier me ujë të ftohtë) dhe spërkat flokët, para se të dalësh nga shtëpia. Pa merak për erën, ajo do të largohet menjëherë, por flokët do të jenë gjithë shkëlqim.

6. Uthulla e mollës ka veti natyrore kundër zbokthit dhe mund të ndihmojë pastrimin e lëkurës së kokës. Nëse nuk e përdor shampon me uthull molle, atëherë përzieje një filxhan kafe uthull me një litër ujë dhe shpëlaji flokët në fund. Pas kësaj, mbaje 20 minuta me peshqir dhe pastaj thaji flokët

7. Pastro furçat e make up-it. Mund t’i pastrosh thjeshtë me një përzierje ujë e sapun, por uthulla e përzier me ujë do t’i dezinfektojë dhe do t’i pastrojë edhe më mirë.

8. Pas depilimit me një copë pambuku të hollë, të lyer me uthull, dezinfekto të gjithë pjesën e depiluar. Uthulla është një anti inflamator i shkëlqyer që eliminon skuqjen dhe po ashtu eliminon daljen e qimeve nën lëkurë.