SHARE

Avokado është antioksiduesi më i fuqishëm, derisa bërthamën e avokados e hedhim, e në fakt ajo ofron veti të shumta shëruese.

Plot me fibra

Farat e avokados përmbajnë fibra të tretshme. Fibrat e nxitin ngopjen dhe tretjen.

Veti të forta antioksiduese

A e keni ditur se 70 për qind e antioksiduesve të avokados gjenden në farat e saj? Antioksiduesit mbrojnë prej radikaleve të lira dhe parandalojnë sëmundjet.

Luftojnë kancerin

Farat e avokados përmbajnë flavonol, antioksidues që parandalon rritjen e tumoreve.

Rregullon nivelin e glukozës në gjak

Bërthama e avokados mundet të parandalojë kërcimin e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak. Ajo e parandalon edhe nevojën apo dëshirën për ëmbëlsira. Kjo parandalon dëshirën për ëmbëlsira dhe mban peshën ideale trupore.

Po si ta përdorim bërthamën e avokados?

Si fillim e shpëlajmë mirë dhe më pas duhet ta ndajmë në copa të vogla me ndihmën e një çekiçi. Më pas e grijmë me një pajisje elektrike derisa të bëhet e imët si pudër. Në formë pudre ne mund ta shtojmë në sallatë, supë, smoothie etj.