SHARE

Nëse jeni të dhënë pas ëmbëlsirave atëherë receta e cheesecake me espreso dhe oreo do të jetë ideale për juve. Ju duhet pak kohë dhe dëshirë për ta shijuar këtë recetë të mrekullueshme.

Përbërësit:

Shtresa e parë: 18 biskota oreo, 4 lugë të mëdha gjalpë e shkrirë, 1 lugë e vogël kafe instant espreso
Shtresa e dytë: 450 gr krem ëmbëlsirash, 1/3 e gotës sheqer i bardhë, 1 lugë e madhe kafe instant espreso, 1/4 e gotës kokos, 150 gr shllag i trashë
Shtresa e tretë: 500 gr djath maskarpone, 1/3 e gotës sheqer i bardhë, 150 gr shllag i trashë

Mënyra e përgatitjes:

Merrni një tepsi dhe spërkateni me vaj. Lëreni anash. Shtypni biskotat oreo dhe pastaj derdhini në një enë të thellë. Shtoni espreson dhe gjalpin e shkrirë. Përzijeni mirë. Këtë masë shpërndajeni mirë në tepsinë e përgatitur dhe shtypeni me duar.

Përgatiteni shtresën e dytë. Merrni një enë të thellë dhe tundeni me mikser kremin e kuzhinës në shpejtësi të mesme. Shtoni sheqerin dhe përzieni sërish. Shtoni kokosin edhe vazhdoni të rrahni masën. Në fund shtoni edhe shllagun e trashë. Përzieni edhe pakëz dhe më pas këtë masë derdheni në tepsinë e ëmbëlsirës. Shpërndajeni mirë mbi shtresën e parë.

Për shtresën e tretë rrahni kremin maskarpone fort me mikser. Pastaj ulni shpejtësinë dhe shtoni sheqerin ngadalë teksa përzieni. Shtoni edhe shllagun e trashë dhe përzieni tërë msaën derisa të bëhet e njejtë. Shpërndajeni këtë masë mbi ëmbëlsirën. Zbukurojeni sipas dëshirës.

Futeni në frigorifer dhe lejoni që të rrijë për 6 orë, në mënyrë që të bëhet e qëndrueshme.

Ju bëftë mirë!