SHARE

Dieta me lakër është një prej dietave më popullore. E karakterizojnë thjeshtësia në përgatitje dhe efikasiteti në rezultate. Në shumicën e rasteve organizmi reagon mirë edhe nëse dieta aplikohet vetëm disa ditë.

Receta e dietës me lakër
Zieni supë me këto perime
  • 5 qepë të mëdha;
  • 2 speca të gjelbër;
  • 1 ose 2 konserva me domate (ose 1 – 2 domate të mëdha të freskëta ose 2 dl domate të ziera);
  • Selino të freskët;
  • 1 karotë;
  • Një kokë lakër (të ëmbël, të freskët);
  • Nga 1 lugë: lente, grurë, elb dhe bizele të thata.
  • Hidhni kripë, piper, majdanoz dhe sipas dëshirës speca djegës.

Hidhni ujë dhe zieni derisa perimet të zbuten.

Mënyra e përdorimit

Këtë supë mund ta konsumoni kur ta ndjeni uri. Me këtë supë shkon edhe radhitja e shujtave të tjera nëpër ditë:

Dita e parë

Të gjitha pemët përveç bananes. Pra, konsumohet supë dhe pemë. Për pije mund të pini çaj pa sheqer, kafe të zezë ose ujë.

Dita e dytë

Të gjitha perimet – sasia nuk është e kufizuar – me rëndësi mos të jeni të uritur. Provoni të hani perime me gjethe të gjelbra, shmangni borania, bizelet, misrin. Për darkë mund të hani patate me gjalpë. Mos hani pemë. Mos harroni ta konsumoni supën. Minimum një në ditë.

Dita e tretë

Konsumoni supë, pemë e perime sa të doni. Mos hani patate të pjekur. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, për këto tre ditë duhet të humbni 2 – 3 kg.

Dita e katërt

Hani deri 3 banane gjatë ditës, supë dhe pini qumësht pa yndyrë sa të doni. Bananet kanë shumë kalori dhe karbohidrate, e qumështi kalciumin e nevojshëm. Supa edhe edhe më tutje obligative.

Dita e pestë

Mish gjedhi dhe domate. Mund të hani 300-600 g mish gjedhi dhe deri në 6 domate. Provoni të pini 6-8 gota ujë në ditë për të hequr acidet nga organizmi. Detyrimisht pini një pjatë supë në ditë.

Dita e gjashtë

Ditën e gjashtë dieta duket kështu: mish gjedhi dhe perime. Mund të hani sa të doni mish gjedhi dhe perime. Natyrisht edhe supën.

Dita e shtatë

Oriz integral dhe perime. Pini lëngje të pemëve pa ëmbëltues. Mund të hani sa të doni oriz dhe perime. Supën mos e harroni. Në fund të ditës së shtatë, nëse i jeni përmbajtur dietës, do të humbni 4,5 – 7 kilogramë.