SHARE

Organet e ngarkuara për pastrimin e trupit janë mëlçia, veshkat, lëkura, zorra e trashë dhe mushkëritë.

Për detoksikim përdoren bimë të shumta që ruajnë veshkat dhe mëlçinë. Mëlçisë i ndihmojnë lëngjet me bimët me shije të hidhur dhe të pasura me klorofil.

Prandaj, ju sjellim recetën për pastrimin e organizmit për nëntë ditë me lëngje të freskëta të shtrydhura.

Imtësoni në blender një grusht majdanoz dhe 2 thelpinj të hudhrës. Shtoni një lugë lëng limoni dhe 150 ml ujë.

Përziejeni dhe pijeni para kafjallit dhe darkës për tre ditë. Çdoherë duhet ta përgatisni të freskët.

Pas terapisë treditëshe, pastaj përgatisni lëng nga majdanozi dhe limoni, pa hudhër. Lëngun e pini tre ditë, ngjashëm.

Tri ditët e tjera e pini lëngun me hudhër dhe limon.