SHARE

Artikulli bazë i “themeluesit” të kësaj diete është që kafjalli të përmbajë një banane dhe ujë të thjeshtë të vakët, që mund të ndikojë në heqjen e kilogramëve, pa marrë parasysh se çfarë hani gjatë ditës më pas. Dieta është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u aplikuar, derisa shumë japonezë e kanë vërtetuar efektin e saj.

Në fakt, te një numër i madh i tyre kishte ardhur deri te humbja në peshë me rastin e eksperimentimit me këtë dietë. Përgjigjja ndaj kësaj diete pse vepron kështu, gjendet në faktin se bananet përmirësojnë tretjen dhe e përshpejtojnë metabolizmin. Mundësia tjetër qëndron në përbërësin e niseshtesë, që bananet e përmbajnë, që ka nivel të ulët të indeksit glikemik, tretet gjatë, ofron ndjenjën e ngopjes dhe pjesërisht bllokon absorbimin e karbohidrateve.

Po ashtu, askush nuk e di përse uji duhet të jetë me temperaturë të dhomës, por ekzistojnë shumë teori se uji i tillë, jo i ftohtë, e përmirëson tretjen dhe zvogëlon ndjesinë e urisë.

Personat që duan ta aplikojnë këtë dietë, u sugjerohet që shujta e fundit të jetë para orës 20 në mbrëmje dhe të shmangin ëmbëlsirat pas darkës. Po ashtu, elziston edhe një rregull për të pasur sukses me këtë dietë, e kjo është të shkohet në shtrat para mesnatës.