SHARE

Banania është një frut që ka përdorim të shumëfishtë. Kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar, pasi ajo mund të gjejë përdorim të gjerë në jetën tuaj të përditshme. Më poshtë po ju paraqesim disa nga përdorimet e bananes, si dhe disa këshilla që ndoshta mund të mos i keni dëgjuar ndonjëherë.

Ju dhemb stomaku?

Hani një banane.Brenda disa minutave do t’ju pushoje dhimbja e stomakut dhe do te ndiheni me te lehtesuar. Ndaj duhet te kemi thuajse cdo dite banane ne shtepite tona, pasi eshte ilaci me i mire dhe pa efekte anesore.

Keni pika të zeza në fytyrë?

Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm. Efektet do t’i shkoni qe ne heren e pare te aplikimit. por pas heres se trete lekura do te shkelqej si kurre me pare. Kete metode mund ta beni 1 ose 2 here ne jave per nje muaj rresht.

Banaia për rrudhat

Kete here bananen do e perziejme edhe me dy ingrediente te tjere per nje rezultat me te fuqishem per rrudhat. Le t’i zbulojme se bashku se cilet jane keta perberes dhe menyren se si ta aplikojme ne fytyre.

Përbrësit:
  • 1 banane
  • 1 domate
  • 1 lugë çaji xhel aloe vera
Si ta përgatisni këtë krem?

Largojeni lëvorën e domatës dhe prejeni atë në pjesë të vogla. Më pas, largojini farat nga domatja dhe shtrydheni lëngun e domates në sasi prej dy lugësh çaji.

Këtë lëng hidheni në copat e prera të bananes paraprakisht e më pas shtoni xhelin aloe vera dhe përziejini mirë.

Krijoni kështu një masë homogjene të cilën e vendosni në fytyrë dhe e leni të qëndrojë për 25 deri 30 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me shumë ujë të ngrohtë.

Keni trëndafil të mbjellë në oborr apo në ballkon?

Do ta prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në rrëzën e trëndafilit dhe do t’i vendosni copat aty. Edhe vetë do të çuditeni me rezultatin, kur të çelin trëndafilat.

Sekretet e bananes

Doni që këpucët apo çanta juaj prej lëkure të shkëlqejë? Fërkojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe ato do duken si të porsablera.

Kolltuku prej lëkure është shumë i pistë

Fërkojeni me lëkurë bananeje dhe pastrojeni me një pecetë të pastër. Do të shkëlqejë.

Ju janë bënë gishtat me bojë shkrimi?

Me t’i fërkuar me lëkurë bananeje, do të pastrohen.

Lëkura e bananes për shkëlqim

Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer gjethet e bimëve zbukuruese që mbani në mjediset e brendshme të shtëpisë.

Siç dihet, bananet nuk vendosen në frigorifer, pasi mund të nxihen. Por, që të mos nxihen bananet në frigorifer, ekziston një metodë e thjeshtë. Lagini bananet mirë e mirë në ujë të rrjedhshëm dhe pastaj vendosini në një qese prej letre. Mbylleni mirë grykën dhe vendosini në frigorifer. Do ti gjeni siç i latë.
Por banania nxihet edhe pasi ta kemi qëruar dhe prerë. Në qoftë se duam të përgatisim për miqtë për shembull, një sallatë me fruta, që të mos nxihet bananet derisa të servirim frutat, u hedhim disa pika lëng lemoni dhe ato do të ruajnë ngjyrën origjinale.

Gjithsesi, nëse bananet nxihen, mos i hidhni poshtë. Pasi t’i qëroni bëjini krem dhe vendosini në akull të frigoriferit. Mund ti përdorni si mbushje për kekun apo akulloren që do ta përgatisni më vonë.