SHARE

Problemet akute mund t’i zgjidhni përmes ushqimit, ai është pika fillestare për shumë trajtime sëmundjesh të ndryshme, për shembull kolesterolin do ta ktheni në normale pas tri ditësh, duke kombinuar kafjallin, drekën dhe darkën nga menyja.

E hënë

Kafjalli: Jogurt me pak yndyrë, 1 mollë, 4 rriska bukë integrale me 4 lugë marmelatë nga portokalli dhe grejpfruti.
Dreka: Makarona ose oriz me perime. Në një lugë vaj ulliri skuqni për disa minuta 30 g xhenxhefil, hudhër, qepë, 4 karota dhe 100 g selino derisa të zbuten perimet. Përzieni me 1 dl supë me perime dhe shtoni 160 g qese të ziera me oriz.
Darka: Rreth 50 g sytha gruri dhe 250 g panxhar i përzieni me salcë nga 1 lugë vaj të arrave, 1/4 e lugës uthull molle dhe lugë rrikë.

E martë

Kafjalli: Muesli me qumësht dhe agrume, pjekurina nga kokrra e grurit.
Dreka: File peshku me salcë. Në 1 lugë vaj ulliri fërgoni qepë, shtoni pak shafran, kripë, piper, lëvore portokalli dhe lëng nga 1 portokall, më pas e fërgoni edhe për 5 minuta. Peshkun e lyeni me vaj ulliri, e piqni në tigan dhe hidhni salcën.
Darka: sallatë me mollë dhe patate.

E mërkurë

Kafjalli: Lëng portokalli dhe karote, bukë nga kokrra e grurit me djathë të ri.
Dreka: Fik të thatë, mish të bardhë gjeldeti me sallatë nga lakra.
Darka: Makarona me lëng domatesh, ftua dhe jogurt me kanellë.