SHARE

Kohë pas kohe, e gjejmë veten duke luftuar dhimbjet mendore dhe fizike. Provojeni këtë ilaç vendor nga hudhra dhe karota kur të jeni në luftë me lodhjen. Me ndryshimin e stinëve sistemi imun mundet të jetë më pak efektiv sesa që duhet të jetë në rrethana normale. Kjo na bën të lodhur, mund të vuajmë nga ftohjet dhe gripi. Përzgjidhni ushqimet që i hani, që janë të pasura me nutriente.

Në këtë artikull, ju ofrojmë opsionin e duhur, lëngun nga hudhra dhe karota.

Karotat dhe hudhrat kujdesen për shëndetin e njeriut

Karotat ofrojnë më shumë sesa që kujdesen për syrin dhe shëndetin e lëkurës. Nga hudhra marrim shumë përbërës natyralë të dobishëm nëse e konsumojmë për kafjall. Nëse kombinohen këta dy përbërës, do të fitohet një pije natyrale dhe freskuese. Nëse pini një lëng nga karotat, përmban antioksidues si vitamina A, C, K, B8 dhe B9, mineralet si hekur, kalium, bakër dhe mangan. Karotat kanë efekt kundër baktereve, e kjo ndikon në forcimin e sistemit imun. Po ashtu, ofrojnë energji, vitamina C stimulon qelizat e bardha të gjakut, duke forcuar organizmin kundër viruseve.

Hudhra mbron nga shumë sëmundje

Hudhra është një nga ushqimet e pakta që ofrojnë shumë dobi nëse konsumohen të shtypura. Nëse e copëtoni hudhrën aktivizohet enzima e quajtur alicinë. Ky përbërës e furnizon metabolizmin me hekur. Pos se ndihmon të mbushemi me energji, ndihmon edhe kundër lodhjes.

Hudhra është e pasur me vitaminë C dhe të kompleksit B. Mineralet, si: mangan, kopër, selen, fosfor, zink dhe hekur, si dhe me proteina.

Si ta përgatisni këtë lëng natyral me karotë dhe hudhër?
Përbërësit:
  • 3 karota,
  • 2 thelpinj të hudhrës,
  • 1 gotë ujë (200 ml).
Përgatitja:

Së pari, sigurohuni që jeni duke përdorur karota organike, e po ashtu edhe hudhra duhet të jetë e tillë. Hudhra të jetë në madhësi mesatare dhe nuk duhet të jetë e thatë. Shpëlajini karotat. Më pas copëtojini hudhrat, shtypini, pasi kjo aktivizon enzimat.

Gjithçka vendosni në blender dhe përziejini.
Shija e këtij lëngut nuk është e ëmbël.