SHARE

Më shumë se përdorimi i prezervativëve apo mënyrave të tjera të kontracepsionit, ka mënyra të tjera të mundshme për të parandaluar shtatzëninë.

Hidhni një sy këtyre këshillave të thjeshta nësë doni të parandaloni një shtatzëni pa efekte anësore:

Java e sigurt

Periudha e sigurt është mënyra më e mirë për të parandaluar shtatzëninë pa prezervativ. Kjo do të thotë që ju mund të kryeni marrëdhënie në mes të ditës së 8-të dhe 20-të të ciklit menstrual.

Metoda e tërheqjes

Metoda e tërheqjes ndiqet nga shumë çifte. Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e sigurt. Por, sipas ekspertëve, kjo metodë në 83 për qind të rasteve është efektive, ndërkohë që thuhet se një prezervativ është 84 për qind i sigurt për të parandaluar shtatzëninë.

Pilulat

Nëse vendosni të ndërmerni këtë hap, këshillohet gjithmonë të konsultoheni me gjinekologun dhe ai/ajo do të sugjerojë atë që duhet të bëni. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar një shtatzëni pa përdorur kondom.